Kërko

Siria Siria 

Siri: Unicef, "500 mijë fëmijë të zhvendosur që nga dhjetori 2019 në veriperëndim"

Që nga 1 dhjetor 2019, më shumë se 500.000 fëmijë janë zhvendosur e janë pastrehë për shkak të situatës së dhunshme në veriperëndim të Sirisë (në bazë të Situation Raport të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare), me dhjetëra mijëra fëmijë dhe familjet e tyre jetojnë në tenda, jashtë, në të ftohtë dhe shi. Që nga fillimi i vitit, 77 fëmijë janë vrarë apo plagosur (28 të vrarë e 49 të plagosur) për shkak të përshkallëzimit të dhunës në zonë.

R.SH. - Vatikan

Që nga 1 dhjetori 2019, më shumë se 500.000 fëmijë janë zhvendosur  e janë pastrehë për shkak të situatës së dhunshme në veriperëndim të Sirisë (në bazë të Situation Raport të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare), me dhjetëra mijëra fëmijë dhe familjet e tyre jetojnë në tenda, jashtë, në të ftohtë e shi. Që nga fillimi i vitit 2020, 77 fëmijë janë vrarë apo plagosur (28 të vrarë e 49 të plagosur)  për shkak të përshkallëzimit të dhunës në zonë. Denoncimi vjen nga Unicefi, i cili dje u njoftua se janë goditur edhe dy spitalet e fundit që funksionin në pjesën perëndimore të guvernatorit të Halebit. Njëri prej tyre ishte spital për fëmijë.

"Situata në veriperëndim të vendit është tejet kritike, madje e padurueshme edhe për shkak të gjendjes së mjerueshme të Sirisë”, ka deklaruar H. Kore, drejtor i përgjithshëm i Unicef-it, duke shtuar se "fëmijët dhe familjet janë të bllokuar ndërmjet dhunës, të ftohtit të madh, mungesës së ushqimit e kushteve të dëshpëruara të jetesës. Një mospërfillje e tillë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve e të familjeve, kapërcen të gjitha kufijtë e nuk duhet të vazhdojë”.

Duke punuar me partnerët e saj në terren, Unicef-i vazhdon t’u shpërndajë ndihma për t’ua shpëtuar jetën familjeve në vështirësi, të cilat kanë nevojë për çdo lloj ndihme, duke përfshirë edhe familjet që janë zhvendosur kohëve të fundit. Kjo asistencë përfshin higjienën, ujin e pijshëm të sigurt, veshmbathjen e ngrohta për dimër, vizitat dhe kurime shkaktuar nga keq ushqimi, mbështetjen psikologjike dhe arsimin. Përveç kësaj, Unicef-i është duke punuar me partnerët e saj për të siguruar vaksinat, sidomos për fëmijët që nuk kanë marrë vaksinimet e mëparshme, e siguron edhe ndihmat e nevojshme për të çuar përpara fushatën e vaksinimit, duke u përballuar me të ftohtit për të mbrojtur sigurinë e vaksinave.

"Masakrat në Sirinë veriperëndimore vazhdojnë të kenë një ndikim të tmerrshëm mbi fëmijët," vuri në dukje Fore, duke paralajmëruar: "Është koha për t’i ulur armët e për t'i dhënë fund dhunës një herë e përgjithmonë. Palët në konflikt duhet t’i mbrojnë fëmijët dhe infrastrukturat nga e cila varen, t'u japin mundësi dhe afat familjeve e t’i lejojnë punëtorët humanitarë t'u përgjigjen nevojave të mëdha, sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare” .

18 shkurt 2020, 15:27