Imzot George Frendo Imzot George Frendo  

Imzot George Frendo rreth pjesëmarrjes në takimin e Barit kushtuar Mesdheut

Përfundoi të dielën e kaluar ,më 23 shkurt, në Bari, takimi i ipeshkvijve me temë “Mesdheu, kufi i paqes”, i cili filloi më 19 shkurt pasdite e deri të dielën e kaluar më 23 shkurt. Kështu, 58 barinj të Kishës katolike, nga 20 vende të detit Mesdhe, që romakët e quanin “Mare nostrum”, ndërmjet të cilëve edhe kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo.

R.SH. - Vatikan

Posa përfundoi, të dielën e kaluar më 23 shkurt në Bari, takimi i ipeshkvijve me temë “Mesdheu, kufi i paqes”, i cili filloi më 19 shkurt pasdite e deri të dielën e kaluar më 23 shkurt. Kështu, 58 barinj të Kishës katolike, nga 20 vende të detit Mesdhe, që romakët e quanin “Mare nostrum”, ndërmjet të cilëve edhe kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo, diskutuan, për pesë ditë me radhë, në Bari të Italisë, mbi vëllazërimin, paqen, lirinë fetare, gjendjen e Kishave lokale e marrëdhëniet ndërmjet tyre, si edhe mbi dialogun ndërmjet popujve mesdhetarë, të cilët kanë qenë dhe janë vazhdimisht të lidhur, duke ndikuar mbi kulturën, traditat e zakonet e njëri-tjetrit.

Ky takim kushtuar Mesdheut, u konsiderua si një lloj Sinodi, dokumentin përfundimtar të të cilit ipeshkvijtë ia dorëzuan, të dielën e kaluar, Papës Françesku. Po të dëgjojmë mendimin e Imzot George Frendo-s mbi këtë takim në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana...

Të dëgjojmë mendimin e Imzot George Frendo-s mbi këtë takim në mikrofonin e Elidon Dodajt nga Tirana...

 

25 shkurt 2020, 16:03