Kërko

Conferenza di Yalta tra il 4 e l’11 febbraio 1945, alla quale parteciparono, Churchill, Roosevelt e Stalin. Conferenza di Yalta tra il 4 e l’11 febbraio 1945, alla quale parteciparono, Churchill, Roosevelt e Stalin.  

75-vjetori i Konferencës së Jaltës

75-vjetori i Konferencës së Jaltës, që vendosi, ndërmjet 4 dhe 11 shkurtit të vitit 1945, të ndajë Europën në dy zona ndikimi, njëra rezervuar për Aleatët Perëndimorë dhe tjera në Lindje për Sovjetikët. Në konferencë morën pjesë Roosevelt, Churchill e Stalini. Ekuilibri i vendosur nga takimi i nivelit të lartë qëndroi, me të gjitha tensionet e 'Luftës së ftohtë', deri në rrëzimin e regjimeve komuniste satelite të Moskës.

R.SH. - Vatikan

Ketyre ditëve bie 75-vjetori i Konferencës së Jaltës, e cila, ndërmjet 4 e 11 shkurtit të vitit 1945, vendosi të ndajë Europën në dy zona ndikimi, njëra rezervuar për Aleatët perëndimorë dhe tjera në Lindje për Sovjetikët. Në konferencë morën pjesë Stalini, Roosevelt e Churchill. Ekuilibri i vendosur nga takimi i nivelit të lartë qëndroi me të gjitha tensionet e 'Luftës së ftohtë' deri në rrëzimin e regjimeve komuniste satelite të Moskës. Konferenca e Jaltës, është një ngjarje tejet e rëndësishme që pati pasoja të drejtpërdrejta mbi gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në Evropë e edhe në Shqipëri.

Konferenca, që mori emrin e Jalltës, nga vendit ku zhvillohej, filloi punimet më 4 shkurt 1945, për të përfunduar më 11 shkurt të njëjtit vit. Në të qenë mbledhur së bashku fitimtarët e Luftës së II Botërore: Presidenti i SHBA-së, Roosevelti, kryeministri britanik Churchilli dhe kreu i qeverisë sovjetike, Stalini. Qëllimi i Konferencës ishte formulimi i marrëveshjes mbi përfundimin e Luftës II Botërore e sidomos, përcaktimi i rendit të ri në Evropën e pasluftës.

Tre të mëdhenjtë diskutuan për ndarjen e Gjermanisë në zona pushtimi si dhe vijat kryesore të qëndrimit ndaj gjermanëve, duke patur në qendër të vëmendjes çrrënjosjen e nazizmit, dënimin e kriminelëve të luftës, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe çmilitarizimin. Vendimin përfundimtar për të ardhmen e Gjermanisë do ta merrte Konferenca e Paqes, që do të mblidhej në një afat të pacaktuar.

Një nga problemet themelore ishte ai i fatit të vendeve të Evropës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Roosevelt-i e Churchill-i natyrisht nuk do të dëshironin që këto vende të përfshiheshin në sferën e influencës sovjetike, por nuk u treguan të gatshme të trajtonin mëtej.

Problemet tjera të ndërlikuara diskutoheshin në Konferencë, që kishin të bënin me garancitë e kufijve të shteteve si Austria e Italia si dhe me frenimin e ndikimit rus mbi brigjet e Mesdheut.

Rezultati më pozitiv i Konferencës së Jaltës qe pranimi i planit të Roosevelt-it për krijimin e një organizate të re ndërkombëtare, themelimi i së cilës u caktua pastaj nga Konferenca e San Francisko-s më 25 prill 1945 në kartën e OKB-së.

Tre të mëdhenjtë e botës u ndanë me bindjen se kishin hedhur bazat e një marrëveshje afatgjatë, por s’do të kalonin as tre vjet e do të shpërthente një luftë me një emër të ri: Lufta e ftohtë, një ndër viktimat më tragjike të së cilës është Shqipëria. Megjithatë, e për fat të keq, zonat e influencës mbetën pak a shumë ashtu siç i pati caktuar kjo Konferencë, që po përkujtojmë sot.

05 shkurt 2020, 11:53