Kërko

La Croce dolomiti La Croce dolomiti  

Më 7 shkurt kalendari kishtar kujton Shën Rikardin

Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”.

R.SH. - Vatikan

Më 7 shkurt kalendari kishtar kujton Shën Rikardin, mbret.  Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, Martriologu romak e përkujton më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”. 

Ndërsa murgesha Hugeburk e Haidenhaimit shkruan se rreth viteve 720 Vilibaldi, njëzetvjeçar e Vunibaldi, nëntëmbëdhjetë, u nisën pas babait të tyre nga Hëmpmshiri i Anglisë drejt Romës, për të nderuar reliket e shën Pjetrit e të shën Palit e për të vijuar më pas shtegtimin drejt Tokës Shenjte. Por këtë shtegtim të përshpirtshëm mundi ta kryente vetëm Vilibaldi, sepse Vunibaldi u ndalua në Romë, ku qëndroi deri në vitin 739, ndërsa të atit iu desh ta ndërpriste shtegtimin shumë më shpejt në Luka të Italisë, ku vdiq e u varros në bazilikën e shën Fredianit në vitin 722. 

Historia e dy vëllezërve, e motrës së tyre Valburgës dhe e një vëlla tjetër, që nuk i dihet emri, vijon. Ata u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të shën Bonifacit, apostull i gjermanëve, që festohet më 5 qershor.

07 shkurt 2020, 11:09