Kërko

 Tre Mbretërit Dijetarë në shtegtim Tre Mbretërit Dijetarë në shtegtim 

Mbretërit dijetarë në poezinë botërore: Heinrich Heine “Tre Mbretërit”

Tre mbretërit dijetarë frymëzuan një mori poetësh, nga vise e kohë të ndryshme. Janë figura misterioze, tepër tërheqëse për poetin ngaqë, më shumë se çdo personazh i Skenës së Lindjes së Krishtit, i ngjasin njeriut modern, në endje të vazhdueshme për të gjetur vetveten e, sidomos, Zotin.

Tre mbretërit dijetarë frymëzuan një mori poetësh, nga vise e kohë të ndryshme, duke nisur nga Efrem Siriaku, për të vijuar me Arthur Rimbaud, Gabriele d’Annunzio, William Butler Yets, Edmond Rostand, Frances Blogg Chesterton, Rainer Maria Rilke, Thomas S. Eliot, Boris Pasternak, Salvatore Quasimodo, Mario Luzi etj. etj. Janë figura misterioze, tepër tërheqëse për poetin ngaqë, më shumë se çdo personazh i Skenës së Lindjes së Krishtit, i ngjasin njeriut modern, në endje të vazhdueshme për të gjetur vetveten e, sidomos, Zotin. Ndërmjet tyre, poeti gjerman Christian Johann Heinrich Heine (Düsseldorf,13 dhjetor 1797- Paris,17 shkurt 1856). Ndërmjet kryeveprave të tij, që i përkasin periudhës së kalimit nga romantizmi, në realizëm, kujtojmë posaçërisht “Librin e këngëve” (Buch der Lieder), një nga veprat më të përkthyera të letërsisë gjermane. Nga lirika e Heine-s, zgjodhëm poezinë:

“Tre Mbretërit”

Tre Mbretërit, ardhur nga Lindja,

nisen për udhë të ndriçuar prej fesë,

e pyesin pleq, djelmosha e vasha,

për rrugën që çon në Betlem të Judesë.

 

As të rinjtë as pleqtë nuk e dinin,

po mbretërit duan të arrijnë sa më parë.

Shtigjet e errëta nga lart ua ndriçon

kometa me dritën si ar.

 

E ylli mbi shtëpi të Jozefit ndalohet.

E hyjnë tre mbretërit papritë:

kau bërlyket e foshnja gugèt;

e koha ndahet në terr e në dritë!

06 janar 2020, 10:41