Kërko

 Ardhmëria e Evropës: Kontinentit të vjetër i duhet “një energji e re jetike” Ardhmëria e Evropës: Kontinentit të vjetër i duhet “një energji e re jetike”  (AFP or licensors)

Ardhmëria e Evropës: Kontinentit të vjetër i duhet “një energji e re jetike”

Konferenca, kushtuar ardhmërisë së Evropës, në fazën e organizimit, që pritet të fillojë më 9 maj, mund të jetë rast - jo i parashikuar, por i nevojshëm, për rishikimin e politikave dhe të institucioneve komunitare. Proces “bottom up” - proces sintezë, nga poshtë lart, transparent (edhe falë mjeteve shoqërore), për të dëgjuar zërin e qytetarëve, që kërkon njëkohësisht vizion politik guximtar e kohë jo pak të gjatë. Intervistëe ... me ….

R. SH. - Vatikan

“Në një botë të globalizuar, përballë sfidave të pashoqe, që e thellojnë konkurencën dhe frymën e kundërvënies dhe nxisin sjellje të padëgjuara  e inovative, domosdoshmëria e fuqizimit të Bashkimit Evropian mbetet e padiskutueshme. Këtë, e asgjë më pak se këtë, duhet të bëjë Evropa,  nëse dëshiron të përballojë emergjencat e ndryshimeve klimaterike, migracioneve, konflikteve të hapura apo në fasha, në zonat fqinje. Pa harruar edhe revolucionin dixhital si dhe mungesën e ekulibrit shoqëror, gjithnjë më të thellë edhe brenda zonave, që konsiderohen të zhvilluara e të pasura. Ekziston një gjykim pothuajse i njëzëshëm  për  kufizimet, me të cilat institucionet evropiane reaguan përballë zhvillimeve të ethshme  të dy dhjetëvjeçarëve të fundit”.

Njohja e veprimtarive të kryera mirë dhe e sukseseve të arritura në disa fusha, u mjegullua nga mosbesimi tepër i madh në projektin evropian….

“Nuk ka qenë gjithnjë kështu. Në vitin 2001, me Deklaratën e Laeken, 15 shtetet e asokoshme anëtare i hapën rrugën Konventës që, vetëm brenda dy vjetësh, solli adoptimin e Kushtetutës Evropiane (nënshkruar solemnisht  në Romë, më 2004, nga ata që tashmë qenë bërë 24 shtetet anëtare. Vërtet ky projekt u bllokua nga rezultati negativ i referendumit të Francës dhe Holandës, por Traktati i mëpasëm i Lisbonës (i miratuar në vitin 2007)  e rinisi rrugën për realizimin e parashikimeve. Nuk mungon energjia jetike në mekanizmin e ndërlikuar të institucioneve evropiane. Ajo energji, që i krijoi, në të kaluarën, ndonëse përmes rrugësh të rrëpirta e qëndrimeve të mendjeshkurtëra nga ana e opinionit publik, mundësinë ta rivinte në lëvizje procesin e integrimit. A mund ta shikojmë me këtë sy Konferencën për ardhmërinë e Evropës, që do të bëhet e njohur në fund të muajit me një deklaratë të përbashkët të Parlamentit Evropian, Këshillit e Komisionit Evropian? Disa vëzhgues mendojnë t’i ringjallin  këto përpjekje, duke ecur në rrugët tradicionale të bisedimeve, por kjo ka shumë mundësi të mos mjaftojë. Duhet një rrugë më rrënjësore, që të krijojë kushtet për të kaluar nga freskimi i rregullave dhe i kompetencave ekzistuese, në reforma më të thella. Në të vërtetë, duke pasur parasysh orientimet aktuale të shumë qeverive dhe valët, ndonëse sadopak të zbutura nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit evropiane, të rrymave populiste e sovraniste, nuk është e lehtë të përfytyrosh mazhoranca të afta  për të paraqitur e për të miratuar projeke  ambicioze. Vihet kështu, në lojë, sfida që, ia beson me vetëdije nisjen e udhës së reformës jo vetëm bisedimeve institucionale të tipit ndërqeveritar, por edhe një modeli bottom ap, një procesi të nisur nga poshtë, me pjesëmarrjen e qytetarëve, atyre që janë të interesuar për ndryshime, autoriteteve vendase e rajonale, e kështu me radhë…”.  

Propozim bindës, ky. Aq më tepër duke pasur parasysh se kjo udhë  duhet të mjaftojë për të favorizuar nisjen e një debati të vërtetë publik evropian transnacional…

“Mekanizmat e parashikuara për Konferencën, sipas propozimeve të përbashkëta të Parlamentit evropian dhe të Komisionit evropian, parashikojnë që faza e parë, ajo e dëgjimit,  të zhvillohet përmes  Agorave – apo kuvëndimeve të hapura qytetare të përfaqësuesve të shoqërisë civile, të ardhur nga të gjitha vendet evropiane e të përfaqësuara aq, sa të mund të krijojnë mundësinë për ballafaqime të gjera e të thelluara. E edhe kjo do të ishte një risi e bukur, në përkim  me  të dhënat pozitive të zgjedhjeve të fundit evropiane, në të cilat u vërejt rritja e përgjithshme e numrit të pjesëmasëve në votime në të gjithë Evropën (pas dyzet vjetëve!”)… e, sidomos, një pjesëmarrje edhe më domethëse e  breznive të reja.  Mbetet thelbësore agjenda e këshillimit. Temat, që do të diskutohen, janë ato të  vlerave evropiane, të sfidës ambientale, funksionimit demokratik të institucioneve evropiane, të drejtësisë shoqërore dhe të barazisë, të ekonomisë  dhe çështjes fiskale, të transformimit dixhital, të sigurisë e të rolit të Bashkimit në botë.  Kjo larmi tematike krijon një problem tjetër. Lind pyetja nëse përmbledhja e opinioneve dhe  formulimi i propozimeve  duhet apo jo të përfshihet në agjendën evropiane (përvijuar nga Komisioni i ri, kryesuar nga Ursula von der Leyen),  apo të fitohet frymëmarrja më e  gjerë e një projekti me afat mesatar e të gjatë. Ndoshta do të jetë nevoja për kombinimin e të dy planeve”.

Po bëhen përpjekje edhe lidhur me problemin e ndryshimeve klimaterike, me Green Deal, “Paktin e gjelbër”…

“Ky pakt, për të pasur sukses, duhet të hartojë menjëherë një plan investimesh e aksionesh konkrete, duke pasur parasysh vitin 2013, madje edhe vitin 2050. Konferenca për ardhmërinë e Evropës  duhet të pagëzohet më 9 majin e ardhshëm, 70 vjet pas Deklaratës së Robert Schuman, që i hapi rrugën projektit evropian, e 75 vjet nga përfundmi i Luftës II Botërore. Ka shumë mundësi të mblidhet në Dubrovnik, në përkim me Presidencën kroate në BE. Do të ishte një rast jashtëzakonisht simbolik, po të mendosh se vetëm në gjysmën e viteve ’90, në Ballkanin perëndimor shpërtheu konflikti i fundit i madh evropian, me qindra-mijëra viktima.

Punimet e Konferencës do të duhej të zhvilloheshin, e jo rastësisht, në semestrin e dytë të këtij viti, duke nisur nga presidenca gjermane e Bashkimit Evropian, për të arritur në përfundim, në semestrin e parë  të këtij viti, nën Presidencën  franceze në BE.

Investim i fuqishëm politik ky, siç e shikojmë, nga ana e dy liderëve Angela Merkel dhe Emmanuel Macron që, pavarësisht nga vonesat e kundërvëniet ndër vendet e tyre, krijojnë ende mundësinë për të shpresuar në ushtrimin e një lidershipi sinqerisht evropeist”.  

 

28 janar 2020, 12:10