Kërko

bambini pace africa 2015 bambini pace africa 2015 

Afrika Qendrore: thirrja e ipeshkvijve për paqe dhe pajtim në vend

Në fund të mbledhjes plenare prelatët e Afrikës Qendrore shqyrtuar problemet sociale e politike të vendit, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë; grupeve të armatosura u kërkojmë t’i respektojnë marrëveshjet dhe të Krishterëve të angazhohen për të mirën e përbashkët duke mundur tribalizmin dhe korrupsionin.

R.SH. - Vatikan

"Bëni dishepuj të mi të gjithë popujt": fillon duke cituar Mateu 28, 19) mesazhi i Konferencës ipeshkëvnore të Afrikës Qendrore, i përhapur më 12 janar në Katedralen e Banguit në përfundim të Asamblesë plenare të episkopatit, me rastin e kremtimeve për 125-vjetorin e ungjillëzimit.

Të mbledhur në seancën plenare të Kuvendit në Bangui nga 6 deri në 12 janar, në kuadrin e kremtimeve për 125-vjetorin e ungjillëzimit të Afrikës Qendrore, ipeshkvijtë i kanë drejtuar një mesazh bashkësive të krishtera, punëtorëve baritor, të rinjve, politikanëve, grupeve të armatosura dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Të shqetësuar për situatën shoqëroro-politike në vend, ipeshkvijtë  nxjerrin në pah disa çështje të cilat kërkojnë një zgjidhje sa më parë: shkëputja nga feja që ekziston te shumë të krishterët në jetën e tyre profesionale, përzierja e praktikave magjike-feticiste me kremtimin e sakramenteve dhe prania masive e ndikimi i sekteve dhe i shoqërive të  fshehta. Prelatët i bëjnë thirrje shtetit të nxis funksionimin e Gjykatës së Posaçme Penale dhe të Komisionit për Vërtetën, drejtësisë, e pajtimit dhe riparimin, duke shtuar se në vend mungojnë ende shërbimet thelbësore, dhe arsimi e shërbimi shëndetësor nuk janë të garantuara.

14 janar 2020, 15:12