Kërko

Vatican News
Scutari ,Albania, 14 gennaio 1990 prime manifestazioni contro il regime comunista  Scutari ,Albania, 14 gennaio 1990 prime manifestazioni contro il regime comunista  

Ardian Ndreca: Demonstrata 14 janarit antikomuniste në Shkodër me Rini Monajkën e shokët e tij duhet përkujtuar e vlerësuar

14 Janari i vitit 1990 do të mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit. Kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.

R.SH. - Vatikan

30 vite më parë, më 13 dhjetor te vitit 1990, në qytetin e Shkodrës u organizua demonstrata antikomuniste, ku studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” iu bashkuan edhe turmat e mëdha të qytetarëve shkodranë. Më 14 janar të vitit 1990, rreth 3 mijë qytetarë shkodranë dolën në sheshin e qytetit, aty ku ishte busti i Stalinit, - diktator komunist i përbuzur edhe nga vetë rusët, por akoma i nderuar në Shqipërinë komuniste – për të kërkuar heqjen e asaj shëmtie në qendër të qytetit dhe për t’i treguar regjimit të Ramiz Alisë, që kishte zëvendësuar atë të Enver Hoxhës, se nuk do ta duronin më zgjedhën komuniste.

Pra, data e 14 janarit të vitit 1990 shënon demonstratat e parë antikomuniste në Shkodër. Data e 14 janarit të vitit 1990 do të mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalur në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen e dhunohen barbarisht në burgje.

Po kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, me të drejtë u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë, e frytet e saj demokratike nuk u vonuan.

E Shkodra ka qenë gjithmonë e para, ka qenë e sakrifikuara e dhimbshme në të gjithë historinë e Shqipërisë. Për të gjithë ata persona që ishin në krye të kësaj demonstrate, një pjesë e të cilëve, në saje të pasojave të burgosjeve e të torturave që pësuan nga regjimi komunist, humbën jetën, ata e meritojnë një monument në qytetin e Shkodrës. Për ngjarjen që bëri histori, jo vetëm në Shkodër dhe Shqipëri, por sidomos edhe jashtë vendit.

Sot, në përkujtim të 30-vjetorit të kësaj demonstrate kundër regjimit komunist në Shqipëri, qendra MEMO dhe revista “Shejzat” organizojnë në Shkodër një ditë përkujtimore, më dëshmi, dokumentarë e tryeza të rrumbullakëta me protagonistët, dëshmitarët, gazetarët dhe personalitetet e kulturës

Po më tepër mbi përkujtimin e 30-vjetorit të demonstratës së parë të Shkodrës kundër regjimit komunist në Shqipëri, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News ta dëgjojmë Prof. Ardian Ndreca, profesor pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’ në Romë e shkodran me prejardhje...

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News ta dëgjojmë Prof. Ardian Ndreca, profesor pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’
14 janar 2020, 12:33