Kërko

Ursula von der Leyen - EU EUROPEAN PARLIAMEN Ursula von der Leyen - EU EUROPEAN PARLIAMEN 

Takimi i Taize-së: Ursula von der Leyen të rinjve, "ndërtoni një Bashkim më të hapur e njerëzor”

Mos i harroni kurrë ata që dhanë jetën për të ndërtuar një Europë të themeluar mbi unitetin, paqen dhe pajtimin. Këtë u kërkon, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, në një mesazh dërguar 15.000 të rinjve nga i gjithë kontinenti Vjetër, të mbledhur, nga 28 dhjetor deri më 1 jana,r në Wroclaw të Polonisë për takimin e përvitshëm të organizuar nga komuniteti ekumenik i Taize-së.

R.SH. - Vatikan

"Takimi juaj këtë vit është veçanërisht prekës dhe i veçantë," shkruan von der Leyen. "2019 shënoi 30 vjetorin e shpërbërjes së perdes së hekurt dhe rënies së murit të Berlinit. Kanë kaluar 30 vjet që kur shumica e Evropës rifitoi lirinë e saj. 30 vjet që kur familja jonë evropiane më në fund u ribashkua. Ndërsa ju mblidheni në ditët e ardhshme në lutje e në diskutime, kujtojeni kurajën e të gjithë atyre që luftuan për liri. Kujtoni të gjithë ata që i kanë mbrojtur vlerat e tyre e tona. Mendojeni se çfarë do të thoshte për ta uniteti, paqja dhe pajtimi. Është detyra jonë të mos e harrojmë kurrë këtë dhe të mos ndalemi kurrë së ndërtuari një Unitet më të bashkuar, më tolerant, më të hapur dhe më njerëzor".

27 dhjetor 2019, 16:20