Kërko

Vatican News
2019.10.03 Messa per Migranti e Rifugiati a Luanda  2019.10.03 Messa per Migranti e Rifugiati a Luanda  

Migrantët: Karitas Evropa, "politikat e migracionit të jenë të drejta"

Një thirrje e fortë drejtuar politikanëve evropianë: "Jini guximtarë dhe jepuni përparësi politikave të drejta e të rregullta të migracionit", duke zgjeruar kanalet për "emigrime të sigurta e të ligjshme". Kështu shprehet Karitasi Europian sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Emigrantëve. E kujton se prania e emigrantëve në Evropë mund "të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithëve".

R.SH. - Vatikan

Një thirrje e fortë drejtuar politikanëve evropianë: "Jini guximtarë dhe jepuni përparësi politikave të drejta e të rregullta të migracionit", duke zgjeruar kanalet për "emigrime të sigurta e të ligjshme". Kështu shprehet Karitasi Evropian sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Emigrantëve. E kujton se prania e emigrantëve në Evropë mund "të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithëve". "Migracioni është një mundësi për shoqëritë tona - thotë Maria Nyman, Sekretarja e Përgjithshme e Caritas Evropa - për të ndërtuar një ‘shtëpi të përbashkët' globale, ku secili mund të japë një kontribut të rëndësishëm për të jetuar me dinjitet".  

Rrjeti i Karitasit në fakt ka nisur një seri botimesh të titulluara "Shtëpia e përbashkët" ku mblidhen përvojat dhe projektet pilot të zhvillimit të qëndrueshëm, që realizohen falë kontributit të emigrantëve. Si shoqata Solidarco, e themeluar nga diaspora kongoleze në Belgjikë, në bashkëpunim me fondin e ndërsjellët Belg solidaris: emigrantët Kongolezë që banojnë në Belgjikë, kështu, mund të marrin sigurimin shëndetësor për anëtarët e familjeve të tyre që kanë mbetur në Kinshasa. Pra, ka shumë praktika të mira në sektorë të ndryshëm si: krijimi i vendeve të punës, fusha e sigurimit, arti, politika, bashkëpunimi ndërkombëtar etj.

Karitas Evropa, prandaj, kundërshton politikat evropiane që synojnë vetëm kontrollin kufitar dhe "kriminalizimin e lëvizshmërisë". Emigracioni, vë në dukje Sekretarja e Përgjithshme e Caritas Evropa, është, nënvizon, një "faktor kyç për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të komuniteteve lokale në Afrikën perëndimore".

18 dhjetor 2019, 16:39