Bashkimi Evropian Bashkimi Evropian 

Kroacia, në krye të Evropës, nga 1 janari 2020

Në kalendarin e semestrit të parë të vitit 2020, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë Samiti i Ballkanit Perëndimor, më 6-7 maj. Kroacia mund të luajë një rol të rëndësishëm në negociatat për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet fqinje të saj, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjithnjë, nëse nuk përdoret veto kundër tyre në Këshillin Evropian të 26-27 marsit.

R.SH. - Vatikan

Përfundoi të martën, 17 dhjetor, formimi i rreth 880 funksionarëve publikë, që do të punojnë gjatë semestrit kroat të presidencës së Bashkimit Evropian, e cila kalon në duart e Zagrebit, që nga 1 janari 2020. Presidenca e semestrit aktual i takon akoma Finlandës deri në Vitin e Ri. Tashmë, janë gati profilet shoqërore (Facebook dhe Twitter), logoja e motoja (“Një Evropë e fortë në një botë plot sfida”), ndërsa faqja e internetit nuk është akoma aktive.

Dihen edhe katër përparësitë e gjashtë muajve të ardhshëm: presidenca kroate dëshiron të punojë për një Evropë, që zhvillohet në mënyrë “të ekuilibruar dhe të qëndrueshme”, si në nivelin e Bashkimit Evropian, ashtu edhe në atë të shteteve anëtare; së dyti, dëshiron një Evropë që lidhet me “ekonominë në rrjet”, së cilës i kushtohet vëmendje e veçantë; shtylla e tretë e presidencës kroate është një Evropë që mbron veten dhe qytetarët e vet; së fundi, një Evropë që ka ndikim, që është “lider globale dhe partnere e fuqishme për vendet fqinje” me të.

Semestri do të fillojë me vizitën e zakonshme të Komisionit Evropian në Zagreb, më 9-10 janar. Presidenca kroate do të kujtohet në histori, pasi, sipas të gjitha gjasave, Brexit – shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian - do të ndodhë pikërisht muajt e ardhshëm. Në kalendarin e semestrit të parë të vitit 2020, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë Samiti i Ballkanit Perëndimor, më 6-7 maj. Kroacia mund të luajë një rol të rëndësishëm në negociatat për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet fqinje të saj, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjithnjë, nëse nuk përdoret veto kundër tyre në Këshillin Evropian të 26-27 marsit.

22 dhjetor 2019, 10:48