Kërko

Vatican News
Pasojat e tërmetit Pasojat e tërmetit  (AFP or licensors)

Ambasadorja Anila Bitri: bashkë, edhe për rindërtimin pas tërmetit

Në studion tonë kemi sot ambasadoren e Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri, e cila falenderon Papën Françesku për mbështetjen dhe përkrahjen e shqiptarëve, shpjegon përfshirjen e Italisë, por edhe të diasporës shqiptare në Itali në ndihmat pas tërmetit. Ndërkaq, nesër, në Senatin Italian, mbahet një takim, që zëvendëson kremtimin e festave të nëntorit me impenjimin për të lehtësuar gjendjen dhe për të rindërtuar zonat e dëmtuara nga tërmeti.

R.SH. - Vatikan

Vijon gjendja e vështirë pas tërmetit në Shqipëri, por bashkë me solidaritetin e çasteve të para, duhet menduar edhe për rikthimin në jetën e zakonshme e për rindërtimin. Vendit nuk i mungojnë ndihmat. Jo më larg se dje, Këshilli italian i Ministrave vendosi të deklarojë gjendjen e emergjencës për ndërhyrjet jashtë shtetit, ndërsa vendet e tjera vazhdojnë të dërgojnë skuadra ndihme. E fundit, ajo e 10 ekspertëve nga Izraeli, që do të japin ndihmesën e tyre për vlerësimin e dëmeve. Në studion tonë kemi sot ambasadoren e Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri, e cila, në mikrofonin e Klaudia Bumçit, falenderon Papën Françesku për mbështetjen dhe përkrahjen e shqiptarëve, shpjegon përfshirjen e Italisë, por edhe të diasporës shqiptare në Itali në ndihmat pas tërmetit. Ndërkaq, nesër, në Senatin Italian, mbahet një takim, që zëvendëson kremtimin e festave të nëntorit me impenjimin për të lehtësuar gjendjen dhe për të rindërtuar zonat e dëmtuara nga tërmeti. Ta dëgjojmë…

Dëgjo ambasadoren e Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri...
03 dhjetor 2019, 17:39