Kërko

Vatican News
San Damaso I, Basilica di san Paolo fuori le mura San Damaso I, Basilica di san Paolo fuori le mura 

Më 11 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën Damasin I, papë

Papa Damasi i shekullit VI qe zbuluesi e arkeologu më i njohur i kohës që ruajti, studioi e mbrojti qytetin e të vdekurve që shtrihet poshtë Romës të të gjallëve.

R.SH. - Vatikan

Emri grek Damas, me histori shumë të lashtë, sepse e gjejmë që në Iliadën e Homerit, të kujton edhe katakombet romake, sepse Papa i shekullit VI me këtë emër, Damas, qe zbuluesi e arkeologu më i njohur i kohës që ruajti, studioi e mbrojti qytetin e të vdekurve që shtrihet poshtë Romës të të gjallëve.

Spanjoll me origjinë, lindur në Romë në vitin 305, Damasi qe i pari Papë që mori këtë emër, me të cilin mbajti Tiarën nga viti 366 deri më 384. Pikërisht në kohën e toj, falë lirisë së dhënë nga Kostandini, të krishterë i braktisën vendet e fshehta të kultit, prej nga i mbartën edhe reliket e martirëve për t’i vendosur në bazilika e Kisha të reja që nisën të ndërtoheshin. Kështu për katakombet u krijua rreziku i braktisjes edhe i shkatërrimit të plotë. Po Papa Damasi largpamës e ruajti traditën e nderimit të katakombeve, duke i mbrojtur e shpëtuar nga rreziku i shkatërrimit.

Kujtojmë se pikërisht me porosinë e përkrahjen e tij, shën Jeronimi Iliras, emëruar nga Papa sekretar i posaçëm papnor, përktheu në latinisht variantin e ri të Biblës – Shkrimit Shenjt, që njihet me emrin ‘Vulgata’. Është përkthim i pashoq, që u bëri ballë shekujve e që edhe sot e kësaj dite mbetet  tekst bazë për të gjithë studiuesit e Biblës.

Papa Damasi vdiq më 11 dhjetor të vitit 384, në moshë të shtyrë, 80 vjeç e, pas varrimit të përkohshëm në rrugën romake Ardeatina, reliket e tij u bartën në Kishën romake të Shën Lorencit in Damaso. Falë pasionit të tij për poezi e shkrime,  nderohet nga  shkrimtarët e përhapësin e shkencës, e konsiderohet si pajtor qiellor i arkeologëve.

11 dhjetor 2019, 13:54