Kërko

1574938455985.jpg

Tërmeti në Shqipëri: zëra e dëshmi nga terreni

Bashkëpunëtori ynë nga Tirana, Elidon Dodaj, ndodhet këto ditë në zonat e tërmetit, si përgjegjës për Karitasin e Tiranës, në vijën e parë të ndihmës për të dëmtuarit nga tërmeti. Ja intervistat e tij.

R.SH. - Vatikan

Bashkëpunëtori ynë nga Tirana, Elidon Dodaj, ndodhet këto ditë në zonat e tërmetit, si përgjegjës për  Karitasin e Tiranës, në vijën e parë të ndihmës për të dëmtuarit nga tërmeti. Në Thumanë mblodhi për ne një sërë zërash, vullnetarë, drejtorë Karitasesh, rregulltarë, e, edhe deputetë e politikanë, deri tek ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Ta dëgjojmë…

Dëgjo ministren Manastirliu...

Mikrofoni i Elidon Dodajt u kalon tani dy deputetëve, Vasilika Hysi dhe Eno Hyska

Dëgjo Vasilika Hysin...
Dëgjo Eno Hyska...

Siç e thamë edhe më parë, të gjitha Karitaset dioqezane i janë përgjigjur thirrjes së Karitasit të Shqipërisë dhe kanë çuar në zonat e tërmetit grupe vullnetarësh me ndihmat e mbledhura nga besimtarët. Gjithashtu, kryedioqeza metropolite e Shkodër-Pultit ka vënë në dispozicion Fshatin e Paqes për të strehuar njerëzit, që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti. Të dëgjojmë, gjithnjë në intervistën e Elidon Dodajt, vikarin e Shkodrës, don Nikolin Tomën

Dëgjo don Nikolinin...

Pas don Nikolinit, të dëgjojmë zërin e një murgeshe. Është moter Camilla, drejtoreshë e Karitasit të Jugut. Kujtojmë se ipeshkvi i dioqezës, imzot Giovanni Peragine bëri menjëherë thirrje të hapen dyert e kishave për të shpërngulurit nga tërmeti…

Dëgjo motrën Camilla...

E tani, mikrofoni i Elidon Dodajt i drejtohet drejtorit të Karitasit të Sapës, Nikolin Lekaj, edhe ai në Thumanë, bashkë me grupin e vullnetarëve nga dioqeza e vet…

Dëgjo Nikolin Lekajn

Ndër detyrat, që Jezu Krishti radhit për ndjekësit e tij, janë edhe këto: “Isha i uritur e më dhatë të ha; isha i zhveshur e më veshët; isha pa strehë e më përbujtët”. Janë pikërisht nevojat më elementare, që duhen plotësuar tani për të dëmtuarit nga tërmeti. E, të shtyrë nga kjo frymë, janë mbledhur në Thumanë e Durrës, vullnetarët e Kishës Katolike. Të dëgjojmë ata nga dioqeza e Sapës…

Dëgjo dëshminë...

Vullnetarja tjetër, që na propozon intervista e Elidon Dodajt, është murgeshë. Të dëgjojmë motër Arta Sulin

Dëgjo motër Arta Sulin...

Imzot Gjergj Meta: Në ditëlindjen tënde, atdhe

E përfundojmë këtë reportazh nga zonat e tërmetit në Shqipëri, me një poezi-lutje, shkruar për sot, kur vendi kremton Ditën e Pavarësisë, nga ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta…

Në ditëlindjen tënde

Në ditëlindjen tënde
Flamujt gjysëmshtizë janë vrenjtur
Nga sytë e shqipes dykrenë
Vërshojnë lot
Shqipja qan bijtë e saj
Shqipja nuk ka më zë
Shqipja vajton
Toka briti ia përpiu bijtë
Foshnja
Nana
Gjyshe
Burra e djem.
Me gjysëm zëri,
Me lot për faqe të them:
Gëzuar ditëlindjen Atdheu im!
Nanëdheu im!
Qirinjtë sonte s'mund t'i fikim
Derisa të kalojë nata...

+ Imzot Gjergj Meta

28 nëntor 2019, 15:04