Kërko

1574771676371.jpg

Tërmeti lëkund Shqipërinë. Me dhjetëra viktima e qindra të lënduar

Me dhjetëra persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë që lëkundi zona të ndryshme të Shqipërisë si Durrësin, Kurbinin, Thumanë e Lezhën. Me qindra të lënduar e shumë dëme materiale. Forcat speciale po punojnë për të nxjerr personat që ende mund të jenë nën rrënoja të pallateve të shembura, Karitasi i Kishës e organizata tjera janë të angazhuara për të ndihmë të gjithë atyre që janë goditur nga kjo fatkeqësi.

R.SH. - Vatikan

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë në orën e para të mëngjesit. Tërmeti 6.3 ballë pati si epiqendër Durrësin, por lëkundje të forta u ndjenë edhe në disa qytete 9 km në veri të Durrësit dhe 33 km në perëndim të Tiranës. Durrësi është qyteti më i prekur nga tërmeti që shkundi Shqipërinë në orën 3:54. Në stadiumin e qytetit ka filluar ngritja e çadrave për t’i strehuar banorët që kanë pësuar dëme nga tërmeti. Deri më tani behet me dije se numri i përkohshëm viktimave ka arritur në dhjetëra viktima e mbi 600 të tjerë janë të lënduar. Në disa vende vazhdon akoma puna e kërkimit të personave që mund të jenë nën rrënoja.

Skuadrat speciale të ndihmës janë që herët në mëngjes në punë, në pritje të skuadrave tjera të specializuara që po mbërrijnë nga vendet e ndryshme si Italia, Kosova, Greqia, Franca, Turqia e Serbia, për të  ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e personave që ndodhën nën rrënoja.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, konfirmoi  viktimat nga tërmeti i fuqishëm që goditi zonën e plazhit të Durrësit, nga ku, pra, përveç viktimave, të lënduarve, janë regjistruar edhe dëme të shumta materiale. Ndërtesa të shembura ka edhe në zona tjera si ne Thumanë. Forcat e emergjencës kanë shpëtuar disa persona që kishin mbetur nën rrënoja.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nëpërmjet një deklarate, ka pohuar se goditjet kryesore kanë kaluar, por u bën thirrje qytetarëve të zonave të prekura nga tërmeti të qëndrojmë jashtë, pasi mund të ketë edhe lëkundje të reja e mund të ndodhin rrënime tjera të pallateve të goditura nga tërmeti.

Pёr tërmetin qё goditi Shqipërinë, flet edhe kryeipeshkvi i Tiranës e Presidenti i Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё vendit, Imzot George Frendon, cili tha se situata e tmerrshme, kemi nevojё pёr ndihmё, sepse situatën  e rёndёs nuk mund ta përballojmë situatën vetëm". Monsinjor George Frendon e vizitoi zonën mё tё prekur nga tërmeti, Durrёsin, e tregon për situatën pas lëkundjes mё tё fuqishme tё tokёs: " Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, shumё ndërtesa janё shembur, Kishat janё dëmtuar". Karitasi Shqiptar ёshtё në vijën e parë përkrah të mbijetuarve me ndihma

Tërmeti është dëgjuar edhe në vende tjera si në Mal të Zi, në Itali por një tjetër vend i rajonit që u përfshi nga një tërmet i fuqishëm është Bosnje Hercegovina, ku tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4.

Menjëherë pas lëkundjes së tokës, në ndihmë të qytetarëve të goditur nga kjo fatkeqësi ka ndërhyrë edhe Kisha katolike e vendit me Karitasin Shqiptar e atë dioqezan. Në mikrofonin tonë, me të gjitha vështirësitë në lidhje telefonike me Durrësit, të dëgjojmë famullitarin e Kishës së Domunikut atë Bernard Caruana..

Të dëgjojmë famullitarin e Kishës së Domunikut atë Bernard Caruna

dhe tani ta dëgjojmë kryetaren e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako....

Ta dëgjojmë kryetaren e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako

Koordinatorja kombëtare për emergjencat në Karitasit Shqiptar, Enkelejda Qama në mikrofonin e bashkëpunëtorit të tonë nga Tirana Elidon Dodajt,. të dëgjojmë..

Koordinatorja kombëtare për emergjencat në Karitasit Shqiptar, Enkelejda Qama në mikrofonin e bashkëpunëtorit të tonë nga Tirana Elidon Dodajt
26 nëntor 2019, 11:34