Kërko

Pro-democracy students occupy Poly U. Pro-democracy students occupy Poly U. 

Hong Kong: thirrje urgjente e Këshillit Katolik për Arsimin, " për t’i dhënë fund dhunës e liruar studentët”

Thirrje urgjente e Këshillit katolik për Arsimin (organ i dioqezës së Hong Kongut) për t’i dhënë fund menjëherë çdo dhune dhe për t’i liruar studentët, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, që janë të bllokuar brenda kampusit Politeknik. Thirrja bëhet ndërsa në vend po zhvillohet një betejë e vërtetë.

R.SH. - Vatikan

Thirrje urgjente e Këshillit katolik për Arsimin (organ i dioqezës së Hong Kongut) për t’i dhënë fund menjëherë çdo dhune dhe për t’i liruar studentët, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, që janë të bllokuar brenda kampusit Politeknik. Thirrja bëhet ndërsa në vend po zhvillohet një betejë e vërtetë. Snajperët e policisë po qëllojnë me gaz lotsjellës nga çatia e një ndërtese të muzeut përballë kampusit të universitetit, ndërsa forcat e rendit kanë depërtuar në korridoret e Politeknikut. Pjesë të tëra të kampusit janë djegur.

Në mesazhin e tij, presidenti i Këshillit katolik për arsimin i dioqezës së Hong Kong-ut, Peter Lau Chiu Yin, shkruan: "Nga momenti që brenda Universitetit Politeknik, ka ende shumë nxënës të shkollave të mesme, situata është kritike dhe tejet shqetësuese, këndej Catholic Board of Education u bënë thirrje të gjithë sektorëve të shoqërisë që: t’u jepet menjëherë fund të gjitha formave të dhunës; nxënësit duhet të largohet menjëherë nga kampusi, për të shmangur rrezikun e jetës; policia t'u mundësojë studentëve të largohet nga kampusi në mënyrë paqësore dhe të rregullt; çdo veprim duhet të marrë parasysh sigurinë dhe rreziqet që u kanosen studentëve e kështu t’i shmangën dëmtimit të jetës”.

18 nëntor 2019, 14:09