Kërko

Vatican News
 Parlamento Europeo, Unione Europea Parlamento Europeo, Unione Europea 

Forumi ndёrmjet BE-sё dhe Ballkanit

Emigracioni dhe lufta kundër terrorizmit, shteti i së drejtës dhe reforma e sistemit gjyqësor, por edhe kushtet e burgjeve dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto janë temat kryesore në qendër të forumi ministror ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 18 e 19 nëntor në Shkup, kryeqytetin e Republikёs Veriore tё Maqedonisë.

R.SH. - Vatikan

Emigracioni dhe lufta kundër terrorizmit, shteti i së drejtës dhe reforma e sistemit gjyqësor, por edhe kushtet e burgjeve dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Këto janë temat kryesore në qendër të forumi ministror ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 18 e 19 nëntor në Shkup, kryeqytetin e Republikёs Veriore tё Maqedonisë.

Nё takim do të marrin pjesë ministrat e Brendshëm të gjashtë partnerëve ballkanikë dhe komisionerët e BE-sё për Emigracionin dhe pёr Drejtësinë, Dimitris Avramopulos dhe Věra Jourová. Gjatё forumit, Avramopulos do të nënshkruajë dy marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit me Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi në kuadrin e planit më të gjerë të veprimit kundër terrorizmit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. Në këtë fushë, Brukseli muajve tё fundit i ka mbyllur tashmë tre marrëveshjet e para me Shqipërinë, Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Kosovën.

Gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin maqedonas, komisionerët e BE-sё do të kenë gjithashtu takime dypalëshe me krerët politikë lokalë, duke përfshirë kryeministrin Zoran Zaev.

16 nëntor 2019, 17:55