Varrezë Varrezë 

Dedë Gajtani: "Lule krizantemës"

Poezi shkëputur nga letërsia shqipe e traditës, kushtuar të vdekurve të harruar.

R. SH. - Vatikan

O krizantemë, o lule e bardhë shatorre,

që kryet e ulë trishtueshëm, si tue kjá ndër vorre…

Kryet ulë trishtueshëm, si tue kjá në kunora,

mbi lule të shkreta, që i ka mbardhun bora.

 

O krizantemë - o lule e zbehtë nandorit,

që  dukesh ma e bukur përmbi vorr të skamnorit,

kur, rrahë prej ere, si me e puthë përkule

atë vorr të harruem, ku askush nuk ven lule!

 1 Dedë Gajtani lindi në Gajtan, Shkodër, më 07.06.1915. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, në Shkodër. Ndërsa studimet e larta, që i vazhdoi në Kolegjin “Propoganda Fide”, në Romë, Itali, i mbaroi në vitin 1941. Ndërroi jetë më 07. 12. 1993, në moshën 78-vjeçare në Shkodër, duke lënë pas, të pabotuar, librin “Përkthime, poezi dhe poema”, libër me vlerë, që të hap horizontin e pamasë të poezisë së Mjeshtrave të mëdhenj të saj.   Brenda faqeve,   kushtim i fëmijëve të tij, të rritur nën persekutim, që e botuan: “… Ne, fëmijët e tu patëm fatin e madh që ishe babai ynë.” – Gjoni, Kristina, Rozina, Antonieta, Zefi, Davida".

03 nëntor 2019, 15:20