Kërko

Vatican News
 Gesù Cristo benedicente Gesù Cristo benedicente 

Më 7 nëntor kalendari përkujton shën Ernestin e Zvifalten, Abat

Shën Ernesti në vitin 1140 ishte abat në manastirin e Zvifalten (Vurtemberg), themeluar në vitin 1089 nga kontët Kuno e Liutold von Aschalm, deri në vitin 1146 kur dha dorëheqje e u bashkua me ushtritë e kryqëzatës të organizuar nga Mbreti Konradi III. Ra në duart e saraçenëve e u martirizua mizorisht. Prej këndej, në manastirin e tij nderohet si martir.

R.SH. - Vatikan

Më 7 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Erkolaun, shën Balbo-n dhe shën shën Ernestin.

Për jetën e Shën Ernestit kemi njoftime të pakta. Dihet se emri Ernes vjen nga gjermanishtja e do të thotë guximtar si shqiponjë. Dimë se në vitin 1140 ishte abat në manastirin e Zvifalten (Vurtemberg), themeluar në vitin 1089 nga kontët Kuno e Liutold von Aschalm.

Më sa duket këtë detyrë e kreu për një kohë të shkurtër, sepse në vitin 1146 dha dorëheqjen e u bashkua me ushtritë e kryqëzatës të organizuar nga Mbreti Konradi III. Dihet pak për veprimtarinë e Shenjtit si abat, më pak akoma për fundin e tij. Sipas gojëdhënës, ra në duart e saraçenëve e u martirizua mizorisht. Prej këndej, në manastirin e tij nderohet si martir.

Festa e Shën Ernestit kremtohet më 7 nëntor. Nganjëherë ngatërrohet me Shën Ernestin e Neremshaimit, i cili mori pjesë në kryqëzatën e parë. Në Kishën abaciale të Zvifalten e pikërisht mbi elterin e Shën Shtjefnit, ruhet edhe sot e kësaj dite një shtatore e shën Ernestit, të cilit i kushtohen edhe dy piktura.

Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e bekon njeriun, që i do e i ndihmon me gjithë zemër vëllezërit, edhe pse i duhet të mbartë çdo ditë mbi supe kryqin e vet. Si mësuesi, ashtu edhe nxënësi. Kryqi është filli i kuq, që përshkon gjithë jetën tonë, bën pjesë në planin që ka Zoti për ne. Psenë e kësaj barre të rëndë që na vë mbi supe, duhet ta zbulojmë me lutje e reflektim.

07 nëntor 2019, 11:31