Kërko

 Colomba, Spirito Santo, interno Basilica di San Pietro Adorazione della Croce durante la Settimana Santa Colomba, Spirito Santo, interno Basilica di San Pietro Adorazione della Croce durante la Settimana Santa 

Më 6 nëntor kalendari kujton Shën Leonardin nga Noblak, oshënar

Shën Leonardi nderohet në mbarë Evropën si Pajtor i minatorëve. U vu në shërbim të Shën Remigjit, që kishte lejen nga mbreti për lirimin e të burgosurve që do të takonte. Leonardi arriti të lirojë një numër të madh njerëzish që vuanin ndër pranga e t’i kthente në rrugë të mbarë.

R.SH. - Vatikan

Shën Leonardin nga Noblak lindi në Gali në fillim të shekullit VI, në kohën kur sundonte perandori Anastas. Prindërit e tij ishin fisnikë e miq të mbretit Klodoveo, që e mbajti  Leonardin në pagëzim. U rrit i rrethuar nga kujdeset e familjarëve, që dëshironin të ndiqte karrierën ushtarake.

Por Leonardi nuk pranoi e u vu në shërbim të Shën Remigjit, kryeipeshkëv i Reimsit. Prelati kishte leje nga mbreti për të kërkuar lirimin e të burgosurve që do të takonte. Kjo leje iu dha edhe Leonardit, i cili arriti të lirojë një numër të madh fatzinjsh që vuanin ndër pranga e t’i kthente në rrugë të mbarë.

Kështu fama e tij nisi të përhapej kudo, aq më tepër kur, në vend që të pranonte dinjitetin ipeshkëvnor, ofruar nga mbreti Klodove, la gjithçka e u nis përmes pyjeve për të gjetur një strehë vetmitare.

Duke u endur pyjeve të Pavumit, takoi mbretëreshën, të cilën e kishin zënë papritmas dhimbjet e lindjes, në sa kthehej në kështjellë nga një shtegtim i gjatë. Lutja e shenjtit e ndihmoi ta kapërcente këtë situatë të vështirë e të nxirrte në dritë një djalë të bukur. Për t’i shprehur mirënjohjen, Klodoveu  i dhuroi Shenjtit një pjesë të pyllit.

Aty Leonardi ndërtoi kuvendin e dëshiruar, themeloi një uratore për nder të Zojës së Bekuar, lartoi një elter kushtuar Shën Remigjit e hapi edhe  një pus, që u mbush me ujë në mënyrë të mrekullueshme. Aty jetoi derisa vdiq në Noblak (Limozhë), më 6 nëntor të një viti të papërcaktuar, aty nga gjysma e shekullit VI. Nderohet në mbarë Evropën si Pajtor i minatorëve. 

06 nëntor 2019, 09:49