Kërko

 Ravenna, basilica di Sant'Apollinare Ravenna, basilica di Sant'Apollinare 

Më 13 nëntor kalendari kujton Shën Nikollën I Papë

Papa Nikolla I, që e drejtoi Kishën katolike universale nga 24 prilli i vitit 858 deri më 13 nëntor 867. Lindi në Romë në 20 vjetët e para të shekullit IX. Është e sigurt se u shugurua subdiakon nga Papa Sergji II, i cili papnoi nga viti 844 deri në vitin 847. Ishte njeri me kulturë të gjithanshme, me personalitet të jashtëzakonshëm, me fe të gjallë.

R.SH. - Vatikan

Papa Nikolla I, që e drejtoi Kishën katolike  universale nga 24 prilli i vitit 858 deri më 13 nëntor 867. Lindi në Romë në 20 vjetët e para të shekullit IX. Është e sigurt se u shugurua subdiakon nga Papa Sergji II, i cili papnoi nga viti 844 deri në vitin 847. Ishte njeri me kulturë të gjithanshme, me personalitet të jashtëzakonshëm, me fe të gjallë. Prandaj u mirëprit si nga autoritetet shekullare, ashtu edhe nga Kisha e nga populli roma

Gjatë papnisë së tij iu desh të ndeshej si me mbretërit, ashtu edhe me metropolitët e autoritetet politike e kishtare të Kostandinopojës për afirmimin e parisë papnore dhe për pranimin e epërsisë së Kishës në  çështjet fetare, posaçërisht në zgjedhjen e ipeshkvijve.

Papa Nikolla I, që mendonte se njerëzit e Kishës nuk duhet të merrnin pjesë në qeverisjen e punëve të kësaj bote, vdiq më 13 nëntor 867 e u varros në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, para portave të saj.

13 nëntor 2019, 14:06