Kërko

 vetrate Chiesa vetrate Chiesa 

Shenjtorët e javës 6-13 tetor

E diel 6 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 27-të të vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 6 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Brunon nga Kalabria

R.SH. - Vatikan

E diel 6 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 27-të të vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 6 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Brunon nga Kalabria, meshtar e themelues i çertozinëve.

Të hënën, më 7 tetor, do të kremtojmë festën e Zojës Rruzare, e do të kujtohet shën Justina, shën Marku papë dhe shën Sergji e Bahu, martirë. Në këtë ditë, me Rruzare në dorë, i lutemi Zojës  së Bekuar të na ndihmojë të meditojmë për misteret e Krishtit, të na udhëheqë ajo, që e ndoqi në mënyrë aq të veçantë jetën e Birit të Zotit.

Të martën, më 8 tetor, përkujtojmë shën Pelagjinë, virgjër e martire, shën Feliçin e shën Ugon.

Të mërkurën më 9 tetor, bie përkujtimi liturgjik i shën Dionigjit me shokë, martirë, shën Gjon Leonardit, meshtar, themelues i Rregulltarëve të Nënës së Zotit dhe e shën Abrahamit, patriark.

Të enjten më 10 tetor, bie përkujtimi liturgjik i shën Paulinit, ipeshkëv i Jorkut, shën Danielit, Samuelit e shokëve, martirë të parë françeskanë, shën Çernobit e shën Tanka-s.

Të premten më 11 tetor, përkujtojmë Shën Gjonin XXIII, papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë.

Të shtunën më 12 tetor, festohen Zoja, Nënë e Kishës, bie përkujtimi i shën Serafinit nga Montegranaro, lajk kapuçin dhe shën Edistit, martir.

Të dielën e ardhshme më 13 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 28-të të vitit kishtar, e po më 13 tetor bie përkujtimi i shën Teofilit, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolos e shën Gerardit.

06 tetor 2019, 09:10