Kërko

TOPSHOT-IRAQ-POLITICS-DEMO-UNREST TOPSHOT-IRAQ-POLITICS-DEMO-UNREST 

Presidenti i Irakut Salih, "më telefonoi kard. Parolin, pёr tё uruar paqe e harmoni pёr popullin”

Presidenti i Irakut, Salih, mori një telefonatë nga Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, kard. Parolin. Sipas presidencës irakene, kard. Parolin ripohoi mbështetjen e tij ndaj Irakut dhe uroi qё "populli i Irakut tё mund të jetojë në paqe e harmoni dhe të mund t'i realizojë aspiratat e të gjithë irakianëve". Tridhjetë protestues u vranë e mëse 2000 vetë u plagosën në protestat e sotme.

R.SH. - Vatikan

Presidenti i Republikës sё Irakut, Barham Salih, mori një telefonatë nga Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin. Sipas njoftimit tё presidencës irakene, kardinali Parolin ripohoi mbështetjen e tij ndaj Irakun. Sekretari i Shtetit tё Vatikanit uroi qё "populli i Irakut tё mund të jetojë në paqe dhe harmoni dhe të mund t’i realizojё aspiratat e të gjithë irakianëve për të pasur një jetë me dinjitet dhe nё liri".

Në lidhje me protestat popullore, që vazhdojnë prej ditësh në vend, Patriarkati i Babilonisë së Kaldejve, pёrmes njё njoftimi pёr shtyp u bëri thirrje "ndërgjegjes së udhëheqësve të vendit, qё t’i dëgjojnë seriozisht kërkesat e njerëzve që ankohen rreth gjendjes së varfërisë e tё mjerimit në të cilën jetojnë dhe ta luftojnë në veçanti përhapjen e korrupsionit që e ka përkeqësuar gjendjen". Patriarkati i Babilonisë së Kaldejve, shpreh "solidaritetin me protestuesit " duke u distancuar nga "çdo formë abuzimi që do ta ndërlikonte edhe mёtej situatën”.

Forcave tё rendit u  kërkohet të "respektojë të drejtën e popullit për të demonstruar dhe të mos e përdorin dhunën kundër manifestuesve”. "Ky është njё moment për t'u marrë me përgjegjësi me problemet nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe me kontributin e njerëzve kompetentë dhe të njohur për dashurinë e tyre për atdheun- vazhdon thirrja e Patriarkatit të Kaldejve -.

Numri i të vdekurve rritet në 42 vetё

Tridhjetë protestues u vranë dhe më shumë se 2,000 vetë u plagosën në protesta, kundër shtrenjtësimit tё mallrave tё jetesës, që u bën edhe sot në Bagdad e nё qytete të tjera të vendit. Njoftimin e jep Al Arabia në  njё Twitter, duke cituar si burim Komisionin irakian për të drejtat e njeriut në Irak. Gjithashtu, një burim sigurie njoftoi pёr vdekjen e dymbëdhjetë protestuesve në një zjarr qё shpërtheu nё selinë e një shtabi tё përgjithshëm të një fraksioni tё armatosur në Irakun e jugut. Numri i përgjithshëm i tё vdekurve që nё një farë mënyre lidhet me protestat është 42 vetë.

26 tetor 2019, 17:49