Kërko

2019.10.02 Dom Prek Lazri, drejtor i Radio Marisё dhe Agron Xoxha drejtor i radio Spektrum - Conferenza sulle radio religiose in Albanialbania 2019.10.02 Dom Prek Lazri, drejtor i Radio Marisё dhe Agron Xoxha drejtor i radio Spektrum - Conferenza sulle radio religiose in Albanialbania 

Misioni i radiove fetare në shoqërinë e sotme shqiptare

Misioni i radiove fetare në shoqërinë e sotme shqiptare është tejet i rëndësishëm, si në aspektin shpirtëror e po kështu edhe atë shoqëror e kulturor, pohon drejtori i Radio Marisë, dom Prek Lazri.

Javë që kaloi, më 2 tetor, në Tiranë u mbajt një konferencë me temë “Radio fetare në gjuhën shqipe”, organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizie (AMA). Mori pjesë Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, zonja Elva Margariti, për Radio Vatikanin, Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, dr. Paolo Ruffini dhe përgjegjësi i redaksisë shqipe të RV, së bashku me drejtues të radiove fetare të komuniteteve të ndryshme religjioze të Shqipërisë si radio “Spectrum” e komunitetit Mysliman, radio “Ngjallja” e komunitetit Ortdokse, “Radio Maria” e komunitetit katolik dhe radio “Dodona” e kryegjyshatës Bektashiane.

Përveç drejtuesve të këtyre radiove, në konferencë morën pjesë përfaqësues të Komuniteteve fetare të Shqipërisë, gazetarë dhe ekspertë të mediave. Konferenca u  hap me fjalën e kryetarit të Ama, zotit Gentian Sala, ndërsa u moderua nga drejtori i Ama Arben Muka.

Valët shpirtërore që ndërtojnë vëllazërimin, përforcojnë besimin në Zotin, rrisin përgjegjësinë e çdo besimtari ndaj së mirës së përbashkët, luftojnë veset dhe ushqejnë virtytet. Ky, thënë shkurt, është misioni që, radio e komuniteteve fetare në Shqipëri, me emisionet e tyre e çojnë çdo ditë përpara.

Në përfundim të punimeve, ia drejtuam mikrofonin tonë disa prej të pranishmëve, kësaj radhe po ju propozojmë bisedën që  zhvilluam, menjëherë pas konferencës, me drejtorin e Radio Marisë, dom Prek Lazri, ta dëgjojmë.....

ju propozojmë bisedën që zhvilluam, menjëherë pas konferencës, me drejtorin e Radio Marisë, dom Prek Lazri,
05 tetor 2019, 15:05