Parliamentary elections Parliamentary elections 

Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat

Në Kosovë zgjedhjet e 6 tetorit 2019 pohojnë se opozita ka fituar duke marrë qeverinë për herë të parë pas dymbëdhjetë vjetësh dhe do të ballafaqohen me sfidat të rëndësishme që ka vendi.

R.SH. - Vatikan

Pas zhvillimit pozitiv të zgjedhjeve të  parakohshme, në Kosovë numërimi i votave të gjashtë tetorit është afër përfundimit. Sipas rezultateve, kur janë numëruar 99% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25,54%.  Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 24,81%, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.21% të votave. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 11,54%. Koalicioni Nisma-AKR-PD  ka mbetur nën pragun zgjedhor, me 4.90%. Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Në Kosovë zgjedhjet e 6 tetorit 2019 pohojnë se opozita ka fituar për herë të parë pas dymbëdhjetë vjetësh dhe tani do të ballafaqohen me sfidat e rëndësishme që ka vendi, në mënyrë të veçantë dialogu me Serbinë, luftimi i korrupsionit, reformat etj. 

Kandidatët për kryeministër janë Albin Kurti për Vetëvendosje, Vjollca Osmani për LDK-në dhe Kadri Veselj për PDK-në. Sipas vëzhguesve ekziston mundësia e formimit të një qeverie të re ndërmjet dy forcave të opozitës që kanë fituar zgjedhjet, pra Vetëvendosje dhe LDK mund të formojnë qeverinë e re, tërhiqet PDK . Pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte më e lartë se në zgjedhjet e fundit, duke kaluar 43 përqindëshin Po mbi zgjedhjet e 6 tetorit, nga Prishtina të ndjekim njoftimin e Rabie Ibrajt....

Mbi zgjedhjet e 6 tetorit, nga Prishtina të ndjekim njoftimin e Rabie Ibrajt
08 tetor 2019, 14:50