Kërko

Vatican News
 Lumnimi i Nënë Terezës Lumnimi i Nënë Terezës 

Konferencë kushtuar Shën Terezës: bijë e Shqipërisë e nënë e botës

Sot, në Romë, u mbajt një Konferencë, kushtuar Nënë Terezës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe S.M.O.M.

R. SH. - Vatikan

Sot, pranë Universitetit Papnor Gregorian  u mbajt një Konferencë kushtuar Nënë Terezës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe S.M.O.M.(Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës). Gjatë këtij takimi, u mbajtën një sërë referatesh, që sollën disa të reja lidhur me figurën aq shumë të studiuar të Shenjtores shqiptare, të cilën Papa Françesku nuk e quajti thjesht Shën Tereza - sepse nuk deshi t’ia hiqte atë epitet, me të cilin u njoh në mbarë botën për së gjalli -  po Shën Nënë Tereza.

 Majlinda Dodaj, kreu i misionit të Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, foli për “Vëllazërimin  fetar në Shqipëri; profesoresha Maria Gabriella Belgiorno, e Universitetit të Perugias, për “Përshpirtërinë Apostolike të Shën Terezës së Kalkutës, ndërsa don Fabrizio Pieri, i Universitetit Papnor Gregorian, shtjelloi temën “Udha e Shën Terezës, drejt shenjtërimit”.

I pranishëm në takim, Hirësia e Tij, kardinali Angelo Becciu, Prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.

23 tetor 2019, 16:19