Ama Autoritetei Mediave Audiovizie Shqiperi (Autorità dei Media audiovisive in Albania) in visita alla redazione albanese Ama Autoritetei Mediave Audiovizie Shqiperi (Autorità dei Media audiovisive in Albania) in visita alla redazione albanese 

Konferenca mediatike “Radiot fetare në gjuhën shqipe” të mërkurën në Tiranë

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizon më 2 tetor, në Tiranë, konferencën me temë: “Radiot fetare në gjuhën shqipe”, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve etj. Nga Selia e Shenjtë merr pjesë Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimet Shoqërore, Dr. Paolo Ruffini.

R.Sh. - Vatikan

Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë, në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve nga të pranishmit, të nxjerrë në pah rolin dhe kontributin e redaksive e mediave fetare të komuniteteve fetare, në promovimin e tolerancës dhe të bashkëjetesës ndërmjet besimeve.

Për herë të parë, transmetimet me përmbajtje fetare janë ndjekur nga publiku shqiptar, prej 3 tetorit të vitit 1951, me fillimin e punës së seksionit shqip të Radio Vatikanit. Megjithëse aktiviteti fetar dhe liria e ushtrimit të besimit kanë qenë të ndaluara në Shqipërinë komuniste, sërish ka pasur shumë dëgjues të Radio Vatikanit që ndiqnin fshehurazi programet e saj.

Me fillimin e proceseve demokratike, me ringritjen e institucioneve fetare, në Shqipëri filluan të themelohen dhe radiot religjoze. Pas miratimit të ligjit, në Shqipëri, për mediat audiovizive të vitit 2013, AMA, ka miratuar akte nënligjore që kanë bërë të mundur qartësimin e procedurave të licencimit të tyre, duke e konsoliduar këtë pjesë të tregut audioviziv, në shërbim të komuniteteve fetare dhe të ndjekësve të transmetimeve të tyre.

Në konferencën e nesërme  në Tiranë nga Selia e Shenjtë merr pjesë Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimet Shoqërore, Dr. Paolo Ruffini dhe përgjegjësi i redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News dom David Xhuxha.

01 tetor 2019, 13:43