Kërko

Papa Françesku nё Abu Dabi dhe Imami i Al Azharit, Ahmad Al-Tayyeb Papa Françesku nё Abu Dabi dhe Imami i Al Azharit, Ahmad Al-Tayyeb 

Shtrëngim duarsh ndërmjet kardinalit Guixot dhe princit tё Jordanisë

Dita e vëllazërisë në Kishën e Shёna Kryqit nё Firence për dialogun me Islamin.

R.SH. - Vatikan

Një shtrëngim duarsh ndërmjet princit El-Hassan bin Talal të Jordanisë, president i Royal Institute for Inter-Faith Studies (institutit mbretëror për studime ndër-fetare) të Amanit dhe kardinalit Migel Angel Ayuso Guixot, president i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, hapi sot, në ambiente tё Kishës sё Shёna Kryqit në Firence, Ditën e Vëllazërisë promovuar nga ‘Opera di Santa Croce’ me komunitetin e françeskanëve tё vegjël konventual.

Veprimtaria u mbajt 800 vjet pas takimit ndërmjet Shёn Françeskut tё Asizit dhe sulltan Al-Malik al-Kamil, e pati në qendër Deklaratën e Abu Dabit mbi Vëllazërimin Njerëzor nënshkruar nga Papa Françesku e Imamit i Al Azharit, Ahmad Al-Tayyeb, nё shkurtin e kaluar. "Ky është një dokument historik, me një perspektivё tё re te paqes për të krishterët, për myslimanët, për besimtarët e feve të tjera dhe për të gjithë njerëzit vullnet mirë", tha kardinali Ayuso Guixot.

Edhe veprimtaria dhe takimi jonë këtu nё Firence ka si qёllim për t’i promovuar idealet, që përmbahen në Dokumentin për Vëllazërimin Njerëzor, sepse është “deklaratë e impenjimit për ta bashkuar njerëzimin dhe për të punuar për paqen në botë, që t’u sigurohet brezave të ardhshëm jeta, në një atmosferë respekti të ndërsjellë dhe bashkëjetese të shëndoshë”. Vërtet, objektiv fisnik! Prandaj i jam mirënjohës princit  El-Hassan bin Talal, tha kryetari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Ayuso Guixot.

"Falë takimit historik ndërmjet sulltanit dhe Françeskut tё Asizit - pohoi princi El-Hassan bin Talal – sot ne mund të kremtojmë dhe kultivojmë paqen, por duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për dialogun e vazhdueshëm. Dhe nuk duhet ta privojmë veten nga asnjë mjet për ta promovuar atë, media e social, nëse përdoren mirë, vërtet mund të kontribuojë shumë pёr kёtё qëllim. Jemi përball një udhëkryqi, ose do të shkojmë drejt urrejtjes dhe shkatërrimit, ose drejt respektit dhe bashkёndarjes. Evropa dhe vendet individuale kanë një rol vendimtar", tha princi i Jordanisë.

08 tetor 2019, 22:39