Cerca

Vatican News
Pamje nga sulmi në Halle Pamje nga sulmi në Halle 

Gjermani, sulm antihebraik në ditën e Yom Kippur-it

Dyshohet një sulm antisemit në Gjermani, në Halle, qytet i rëndësishëm në Saksoni-Anhalt.

R.SH. - Vatikan

Dy të vdekur në Halle të Gjermanisë, në ditën e Yom Kippur-it, festa hebraike e shlyerjes së mëkateve. Njerëz të armatosur, njëri prej të cilëve dukej se kishte veshur një uniformë për t’u mimetizuar, hapën zjarr para sinagogës së qytetit. Njëkohësisht, u hodh një bombë në varrezat hebraike. Të shtëna me armë u dëgjuan edhe në Landsberg, qytet 15 kilometra larg nga Halle. Deutsche Banh, stacioni hekurudhor, u mbyll për arsye sigurie. Forcat e policisë duhet të kenë ndalur një të dyshuar, ndërsa dy sulmuesit e tjerë janë larguar në këmbë.

09 tetor 2019, 16:54