Kërko

Beteja e Lepantos dhe Virgjëra Mari e Rruzares Beteja e Lepantos dhe Virgjëra Mari e Rruzares 

Beteja e Lepantos dhe Zoja Rruzare

Më 7 tetor, shenjti dhe kujtesa historike e ditës bashkohen në një duke na kujtuar të kremten e Zojës Rruzare dhe betejën e Lepantos.

R.SH. - Vatikan

Më  7 tetor 1571 në Lepanto, në ngushticën që ndaj Gjirin e Patrasit dhe Korinthit, koalicioni i formuar nga Venediku, Spanja dhe Shteti papnor i kohës arriti një fitore të paparë deri në atë kohe kundër flotës turke, të përbërë nga 274 anije e të komanduar nga Ali Pasha. Anijet u mbytën të gjitha ndërsa komandanti mbreti i vrarë gjatë betejës. Ishte një ngjarje që pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën e krishterë, gjë që e shtyu Papën Piu V të caktonte një festë falënderimi, e cila u quajt “Shën Maria e Fitores”.

Kjo festë më 1718 u shtri në mbarë Kishën universale dhe u fiksua përfundimisht me datën 7 tetor nga Shën Piu X në vitin 1913. Festa e Zojës Rruzare, siç u quajt më pas – do të përmblidhte të gjitha festat e Zojës Mari dhe misteret e Jezu Krishtit, që pati gjithmonë pranë Nënën e Tij të Virgjër Mari.

07 tetor 2019, 17:24