Cerca

Vatican News
2019.07.02 Ama Autoritetei Mediave Audiovizie Shqiperi (Autorità dei Media audiovisive in Albania) in visita alla redazione albanese 2019.07.02 Ama Autoritetei Mediave Audiovizie Shqiperi (Autorità dei Media audiovisive in Albania) in visita alla redazione albanese 

Arben Muka: radio fetare në gjuhën shqipe janë një realitet i konsoliduar

Drejtori i Drejtorisë së Programeve pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gazetari Arben Muka, përmes një dokumentari “Rrathët e besimit”, paraqiti punën dhe misionin e radiove fetare në gjuhën shqipe.

R.SH. - Vatikan

Më 2 tetorin e kaluar në Tiranë u mbajt një konferencë kushtuar “Radiove fetare në gjuhën shqipe”, organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në të cilën morën pjesë Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, zonja Elva Margariti, ndërsa për Radio Vatikanin, Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, dr. Paolo Ruffini, drejtori i Ama Gentian Sala, përfaqësues të Komuniteteve fetare të Shqipërisë, gazetarë e të tjerë.

Drejtori i Drejtorisë së Programeve pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gazetari Arben Muka, përmes një dokumentari “Rrathët e besimit”, paraqiti punën, rolin dhe ndikimin e radiove fetare të komuniteteve të ndryshme religjioze në Shqipëri, ku protagonistët janë drejtuesit dhe përfaqësuesit e radiove fetare në Shqipëri, si radio “Spectrum” e komunitetit Mysliman, radio “Ngjallja” e komunitetit Ortodokse, “Radio Maria” e komunitetit katolik dhe radio “Dodona” e kryegjyshatës Bektashiane. Ata tregojnë punën dhe misionin e tyre si media radiofonike fetare në shoqërinë shqiptare. Mbi këtë realitet folëm me Arben Mukën, ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit...

Folëm me Arben Mukën, ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit
11 tetor 2019, 14:11