ALBANIA-QUAKE ALBANIA-QUAKE 

Kisha Katolike në Shqipëri, afёr qytetarёve qё përjetuan tmerrin e tërmetit

Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë qytetarët, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës qё kaloi përjetuan çaste të tmerrshme si pasojë e tërmetit

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike në Shqipëri, afër të gjithë qytetarëve, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës qё kaloi përjetuan çaste të tmerrshme si pasojë e tërmetit, kёshtu pohojnë nё njё mesazh Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipёrisё, menjëherë pas tërmetit qё goditi zonën e Durrësit.

E  kёtё tё diel, besimtarёt e komunitetit katolik tё Durrёsit, si nё Kishёn “Shёn Luçia” i janё lutur Zotit, nё mёnyrё tё veçantё, pёr tё mbrojtjen njerëzve dhe tё vendin nga tmerret e tërmetit. Besimi nё Zotit përforcohet e ёshtё mё i theksuar nё raste tё veçanta si nё kёtё katastrofë natyrore.

“Nuk kishte humbje në njerëz fatmirësisht. Moment i frikshëm dhe me pasiguri. Ka dёme materiale. Do bëjmë maksimumin për të akomoduar të prekurit. Mund të bëhët një punë më e mirë nga të gjithë ne për të informuar më mirë dhe që të mos mungojë kujdesi i nevojshëm. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimet dhe për të siguruar të gjithë të të prekurut për t’i dëmshpërblyer”, tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke folur për dëme materiale që ka pasur kryesisht në Durrës dhe Tiranë.

Mesazh me rastin e Katastrofës Natyrore.

Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore,

Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim.

Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje.

Përkrahim ndihmën dhe angazhimin e strukturave shtetërore në dobi të qytetarëve.

Popull dashamirës dhe mirëdashës, “shtëpia është e mikut dhe e Zotit”. Miqtë tanë vëllezër sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. Le të mos perëndojë dielli pa e pas kryer solidaritetin tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Tiranë, 22/09/2019

22 shtator 2019, 16:02