Kërko

Fëmijët e shpërngulur nga Idlibi Fëmijët e shpërngulur nga Idlibi 

Në Siri, shqetësim për fëmijët e shpërngulur nga Idlibi

Vazhdon lufta në zonën verilindore të Sirisë. Sipas Observatorit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, ndërmjet 80 viktimave të fundit ka edhe gra e fëmijë. Organizata ndërkombëtare “Save the children” tërheq vëmendjen mbi gjendjen e fëmijëve në Idlib, që përfaqësojnë gjysmën e civilëve të shpërngulur.

R.SH. - Vatikan

Sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri në zonën e Hamas dhe të Idlibit, në Siri, vijojnë të shkaktojnë viktima civile, përfshirë gratë dhe fëmijët. Prandaj, organizata ndërkombëtare “Save the Children” shpreh shqetësimin e saj të thellë për gjendjen e fëmijëve në Idlib. Në tre muajt e fundit, nënvizon kjo ojq (organizatë jo qeveritare), janë shpërngulur rreth 400 mijë vetë, ndërsa 550 mijë njerëz janë detyruar të lëvizin disa herë për të kërkuar siguri.

“Save the children”: 40 mijë fëmijë të shpërngulur, 3 javët e fundit

“Veçanërisht alarmante - thotë në një intervistë për Radio Vatikanin, Emanuela Rizzo, drejtoreshë e programeve të ‘Save the Children’ në Siri - është fakti se gjysma e të zhvendosurve janë fëmijë e ky është shqetësim shumë i madh për ne, sepse fëmijët i mbartin për një kohë të gjatë pasojat e shpërnguljes dhe të luftës”. Shkollat e mbyllura dhe strukturat shëndetësore në rrezik janë një tjetër arsye shqetësimi. “Fakti që janë shpërngulur kaq shumë njerëz ka bërë që më se 100 shkolla në zonën me kufirin turk, janë përdorur si qendra grumbullimi për të zhvendosurit - vazhdon Rizzo - dhe, duke pasur parasysh që në Siri do të fillojë shkolla javën e parë të shtatorit, do të jetë shumë e vështirë për këta fëmijë të gjejnë të paktën në shkollë një vend të sigurt ku të qëndrojnë”.

29 gusht 2019, 16:44