Kërko

Sala plenaria del Palazzo dell'Europa del Consiglio d'Europa Sala plenaria del Palazzo dell'Europa del Consiglio d'Europa 

Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2019: "Arti dhe argëtimi". Janë programuar 70 mijë ngjarje

Fillojnë në gusht e vazhdojnë deri në tetor ‘Ditët e Trashëgimisë Evropiane’ në (informacionin e programin në këtë adresë: www.europeanheritagedays.com), një iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian që nga viti 1999, që "përfaqëson e pasqyron një seri të ngjarjeve kulturore, që janë ndër më të dashurat për banorët dhe vizitorët e vendeve evropiane.

R.SH. - Vatikan

Fillojnë në gusht e vazhdojnë deri në tetor ‘Ditët e Trashëgimisë Evropiane’  në (informacionin e programin mund ta gjeni në këtë adresë: www.europeanheritagedays.com), një iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian që nga viti 1999, që "përfaqëson e pasqyron një seri të ngjarjeve kulturore, që janë ndër më të dashurat për banorët dhe vizitorët e vendeve evropiane”.  Për natyrën e tyre pan-evropiane, këto ngjarje kulturore evropiane - shpjegon një njoftim i Trashëgimisë Kulturore të BE-së – kanë si qëllim për t’i bashkuar qytetarët dhe për të kontribuar në vlerësimin e dimensionit evropian të trashëgimisë kulturore në 50 shtetet nënshkruese të Konventës Kulturore Evropiane".

Çdo vit mbi 70 mijë ngjarje organizohen "për të rritur ndjeshmërinë e publikun ndaj vlerës së kësaj trashëgimie kulturore të përbashkët dhe nevojën për ruajtjen e saj për brezat e sotëm dhe të ardhshëm". "Për të kremtuar  disa nga traditat tona më të lashta, ky edicion i #EHD (Ditëve të Trashëgimisë Kulturore të Evropës) do të përqendrohet mbi temën " Arti dhe argëtimi" e do të nxjerrë në pah trashëgiminë jashtëzakonisht të pasur evropiane".

Është fjala për një program i gjerë "që do të zhvillohet nga gushti deri në tetor të këtij vitit, në vendet pjesëmarrëse, në të cilin do të përfshihen festivale, ekspozita, punëtori artizanale, konferenca, vizita të udhëhequra dhe shumë aktivitete të tjera. Nga shfaqjet a spektaklet rrugore deri te sallat e koncerteve, nga teatrot tradicionale dhe muzetë deri te kinematë e mediat sociale, trashëgimia evropiane e argëtimit do të vihet në skenë në nivelin lokal, kombëtar dhe atë evropian".

 

12 gusht 2019, 15:03