San Lorenzo diacono e martire San Lorenzo diacono e martire 

Me 10 gusht kalendari kishtar kujton Shën Lorencin, diakon e martir

Martirizimi i Shën Lorencit ёshtё njё profeci, Shenjti diakon, mbarështues i pasurive të Kishës për t’iu shpërndarë të varfërve, nuk përkulet para urdhërave të perandorit Valerian, që i kërkon t’i dorëzojë thesaret e tij, në se do të jetojë. Thesaret, o jetën! “Ja këto janë thesaret e Kishës” përgjigjet, pa kurrfarë frike, Lorenci, duke treguar të varfërit, të sëmurët e të flakurit në rrugë".

R.SH. - Vatikan

Lorenci qe diakoni i parë i Kishës së Romës, dhe kishte për detyrë , ashtu sikur Shtjefni, të ndihmonte e t’u shpërndante të varfërve ndihmat që mblidhnin të krishterët e qytetit, sipas porosisë së Ungjillit.

Për jetën e Lorencit dihet shumë pak, ndërsa njihet fare mirë vdekja e tij. Në vitin 258, perandori Valeriani nisi persekutimin kundër të krishterëve. Në gusht të vitit 258 martirizohet me prerje të kokës vetë Papa Siksti II.Tregohet se Lorenci e pati takuar derisa po shkonte në martirizim. Me këtë rast Prefekti i perandorisë e ndali Lorencin, të cilit i kërkoi t’i dorëzonte “thesaret e Kishës”. E Lorenci, pasi u shpërndau të varfërve lëmoshat e Kishës, e paraqiti para prefektit turmën e të sëmurëve e të skamnorëve dhe brohoriti: “Ja, këto janë thesaret e Kishës. Nuk pakësohen kurrë e gjithmonë japin fryte të reja dhe mund t’i gjesh kudo”.

Sipas traditës, të një “Passio” (Akti të martirizimit) të lashtë gjetur nga Shën Ambrozi, Lorenci është djegur për së gjalli përmbi një skarë e thëngjij të ndezur. Po sipas gjasës, në ditët e para të gushtit të vitit 258 për shkak të fesë së tij në Krishtin Zot, në kohën e perandorit Valerianit, iu pre koka, sikur papës Sisktit II, në rrugën romake Tiburtina, ku më vonë Kostandini do ti ndërtojë një bazilikë madhështore, e cila është restauruar pas bombardimeve amerikane mbi Romën gjatë luftës së II botërore. Ishte 19 korriku i vitit 1943.

Shën Leoni i Madh, papë, në një homeli, duke treguar dhe përshkruar martirizimin e Shën Lorencit mbi skarë, tregon:” Derisa e piqnin, ai gjente forcë të bënte shaka me njeriun që e rrotullonte mbi zjarr, për ta torturuar sa më egërsisht- I thoshte: “A nuk e shikon se nga kjo anë tashmë jam pjekur si s’ka më mirë? Rrotullomë pra, nga ana tjetër…….”.

Shën Lorenci është pajtori qiellor i të varfërve, e pasi si diakon i ruante librat e shenjtë, është edhe pajtor i bibliotekarëve, i bibliofilëve e ibrashitësve. Martirizimi i Shën Lorencit ёshtё njё profeci, Shenjti diakon, mbarështues i pasurive të Kishës për t’iu shpërndarë të varfërve, nuk përkulet para urdhërave të perandorit Valerian, që i kërkon t’i dorëzojë thesaret e tij, në se do të jetojë. Thesaret, o jetën“Ja këto janë thesaret e Kishës” përgjigjet, pa kurrfarë frike, Lorenci, duke treguar të varfërit, të sëmurët e të flakurit në rrugë të madhe nga perandori e perandoria. Me ta merrej ditë për ditë, atyre ua dorëzonte gjithçka kishte. Nuk donte të mbronte pasuritë e Kishës, por lirinë e Kishës për misionin e shëlbimit.

Martiri është njeri plotësisht i lirë; i lirë përballë pushtetit të botës. Është njeri i lirë, i cili në një akt përfundimtar, ia dhuron Zotit gjithë jetën e vet; e në një akt feje, shprese e dashurie, e lëshon krejtësisht vetveten në duart e Krijuesit e të Shëlbuesit të vet; flijon jetën, për t’u bërë një me Flijimin e Krishtit mbi Kryq. Me një fjalë: martirizimi është vepër e madhe dashurie, që i përgjigjet dashurisë së pamasë të Zotit.

10 gusht 2019, 19:16