Kërko

2019.07.10.  vescovi panama assemblea ordinaria comunicato 2019.07.10. vescovi panama assemblea ordinaria comunicato 

Thirrja e ipeshkvijve qeveritarëve. Të punohet seriozisht për të ardhmen e Panamasë

Ipeshkvijtë e Panamasë, duke përshëndetur presidentin e ri Laurentino "Nito" Cortizo dhe autoritetet qeveritare, të cilët do të jenë përgjegjës për udhëheqjen e vendit të Amerikës së Jugut për pesë vitet e ardhshme (2019-2024), theksuan se sa “thelbësore është qeverisja, puna e parlamentit, funksionaliteti e sundimit i ligjit dhe administrimi me transparencë, vërtetësi dhe koherencë

R.SH. - Vatikan

"Autoritetet e reja kanë mundësinë dhe rastin historik për të rifituar besimin e njerëzve me një qeverisje të përqendruar mbi dinjitetin e njeriut e të mirën e përbashkët, pastaj përgjegjësia u takon qytetarëve, në të gjitha fushat e kompetencat e tyre, për të kontribuar për ndërtimin e një vendi më të mirë": kështu lexohet në një deklaratë të shpallur në përfundim të Asamblesë së dytë plenare vjetore të Konferencës Episkopale Katolike të Panamasë, e cila u mbajt ditët e fundit.  

Ipeshkvijtë e Panamasë, duke përshëndetur presidentin e ri Laurentino "Nito" Cortizo dhe autoritetet qeveritare, të cilët do të jenë përgjegjës për udhëheqjen e vendit të Amerikës së Jugut për pesë vitet e ardhshme (2019-2024), theksuan se sa “thelbësore është qeverisja, puna e parlamentit, funksionaliteti e sundimit i ligjit dhe administrimi me transparencë, vërtetësi dhe koherencë ".

( L'Osservatore Romano)

18 korrik 2019, 11:51