Kërko

SYRIA-CONFLICT-KURDS-BLAST SYRIA-CONFLICT-KURDS-BLAST 

Siri: një autobombë shpërthen pranë një Kishe, viktima

Një shpërthim goditi qytetin Qamishli në veri-lindje të Sirisë. Shpërthimi ndodhi pranë një Kishe, duke shkaktuar një numër të papërcaktuar viktimash. Për ngjarjen njoftojnë burimet lokale duke pohuar se shpërthimi është shkaktuar nga një autobombë e vendosur pranë Kishës së Virgjërës Mari në Qamishli. Qyteti është një nga qendrat më të rëndësishme urbane të rajonit sirian që kontrollohet nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Shteteve të Bashkuara.

R.SG. - Vatikan

Sipas Observatorit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri (Ondus) shpërthimi shkaktoi plagosjen e shtatë vetëve. Agjencia qeveritare siriane Sana konfirmoi incidentin duke njoftuar për një numër të papërcaktuar të të plagosurve dhe të dëmeve materiale.

Qamishli është një qytet në kufi ndërmjet Turqisë e Irakut, në një zonë ku tensionet vazhdojnë midis bashkësisë kurde siriane dhe forcave qeveritare siriane, të cilat kontrollojnë aeroportin dhe një pjesë  të qendrës së qytetit. Për momentin nuk ka pretendime për sulmin.

11 korrik 2019, 18:44