Prostitucioni, skllavërim i gruas Prostitucioni, skllavërim i gruas 

Në Evropë, e mitur, një e katërta e viktimave të trafikut

Save ther Children botoi raportin kushtuar shfrytëzimit seksual, titulluar “Skllevërit e vegjël, të padukshëm 2019”. Vendet prej nga vijnë viktimat mbetën gjithnjë Nigeria, Rumania, Bullgaria e Shqipëria.

R. SH. - Vatikan

Një e katërta e viktimave të trafikut të shfrytëzimit seksual në Evropë,  është e mitur. Në Raportin e botuar pak para Ditës ndërkombëtare kundër trafikut të qenieve njerëzore, organizata Save the Children flet me shifra të tmerrshme: 20.500 viktima të regjistruara në BE gjatë viteve 2015-2016, 56% të rasteve, për shfrytëzim seksual, 26% për punësime të ndryshme. Një e katërta e viktimave është nën moshën 18 vjeç.

Vijon të lulëzojë tregu i shfrytëzimit seksual të të miturve

Të dhënat tregojnë - shpjegon për Radio Vatikan Italia, Raffaella Milano, drejtoreshë e programit Italia-Europa Save the Children - se fenomeni i trafikut dhe i shfrytëzimit seksual të të miturve, është treg në rrugë zhvillimi. Numri i viktimave është gjithnjë në rritje e të dhënat zyrtare na tregojnë vetëm majën e ajzbergut të një bote, që është zhytur thellë në këtë pellg imoraliteti!

E pamundur për  të rejat të paguajnë borxhin

 Skllavet e reja vijojnë të vijnë nga Nigeria, Rumania, Bullgaria e Shqipëria. Në vend që të paguhen, u duhet të paguajnë më se 30 mijë Euro, për të arritur në Evropë, pothuajse gjithnjë me premtimin për punë të ndershme. Borxh që nuk mund ta shlyejnë kurrë. E kjo do të thotë të mbeten përgjithnjë skllave të kësaj tregtie të ndyrë, e cila tani po merr formën e prostitucionit në lëvizje të përhershme e në mjedise të mbyllura, nga frika e shfrytëzuesve të tyre prej policisë.

Ky treg - është përfundimi i hidhur - vijon të ushqehet me vajza gjithnjë më të mitura, nga vende ku s’ka kush ua ruan miturinë e t’i ndihmojë të rriten e të formohen për një jetë të denjë. Duhet të ndërhyjë fuqimisht opininoni publik - përfundon Milano - me vetëdijen se ky abuzim vigan po ua dërmon jetën edhe vajzave, që sapo kanë dalë nga koha e miturisë.

25 korrik 2019, 16:46