Ue-Chiese: Comece e Kek, incontro con presidenza finlandese Ue-Chiese: Comece e Kek, incontro con presidenza finlandese 

Kishat e BE-së: Comece e Kek, takim me presidencën finlandeze

Dialogu mbi vlerat e përbashkëta, sundimin e ligjit, ekonominё, përfshirjen nё qendër tё takimit

R.SH. - Vatikan

Sipas traditës, përfaqësuesit e Kishave në Evropë u takuan me presidencën e BE-së: në Helsinki, të premten më 12 korrik, delegatët e Komisionit të Konferencave Ipeshkёvnore të Bashkimit Evropian (COMECE) dhe të Konferencës së Kishave Evropiane (KEK) diskutuan me ministrin finlandez të Punëve të Jashtme, Pekka Haavisto, rreth prioriteteve gjatё semestrit qё sapo ka filluar. Në një deklaratë që u shpall sot njoftohet se në qendër të dialogut ishin katër tema që janë pjesë e programit finlandez: "vlerat e përbashkëta dhe sundimi i ligjit, si gur miliar, si pika kyçe të veprimit të BE-së"; aftësia konkurruese dhe përfshirja sociale; veprime pёr klimën "në shërbim të zhvillimit integral të njeriut"; dhe së fundi "një qasje globale ndaj sigurisë dhe migrimit".

Gjithashtu, nё deklaratë thuhet se Kishat u shprehën pozitivisht mbi "angazhimin e presidencës finlandeze për të ardhmen e Evropës, me njё theks të veçantë mbi rritjen e masave efektive për tё mbështetur rritjen, përmirësimin e sigurisë dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike". Së fundmi, Kishat e BE-sё nënvizuan faktin se "Kishat nuk janë vetëm rrjeta universale të besimit, por edhe institucione thellë të rrënjosura në realitetet lokale që punojnë për të mirën e përbashkët të shoqërive tona". 

15 korrik 2019, 19:55