Dall'Oglio: famiglia, non indagato abbastanza ++ Dall'Oglio: famiglia, non indagato abbastanza ++ 

Gjashtë vjet më parë rrëmbimi i Atё Dall'Oglio: një konferencë në Romë pёr tё kujtuar jezuitin

Duhet ta mbajmё tё gjallё interesimin ndaj jezuitit atё Paolo Dall'Oglio, rrëmbyer në vitin 2013 në Siri. Në Romë, për të kujtuar figurën e tij, u mbajt një konferencë me nismёn e familjarëve të jezuitit italian. Atё Dall'Oglio ishte i bindur për mundësinë e bashkëjetesës paqësore midis të krishterëve e myslimanëve në Siri.

R.SH. - Vatikan

Mbushen sot 6 vjet nga rrëmbimi i atit Paolo Dall’Oglio SI.

Gjurmët e jezuitit humbën në Raqqa, më 29 korrik  2013. Që asokohe  Papa ka bërë disa herë thirrje për lirimin e tij, me shpresë se është ende gjallë, peng diku, në duart e forcave të errëta, që vijojnë të trondisin Lindjen e Mesme. “T’i kthehet liria atë Paolo Dall’Oglio-s dhe të rrëmbyerve të tjerë në Siri!”. Kjo, thirrja e përsëritur e Papёs Françeskut. E pritur me mirënjohje të thellë nga familja Dall’ Oglio si burim i madh ngushëllimi e, në të njëjtën kohë, edhe emocioni e shprese.  Ashtu si Papa, edhe familja Dall’Oglio është shumë pranë familjarëve të të gjithë të rrëmbyerve në Siri, e jo vetëm atje, por kudo janë e vuajnë, në pritje që t’u rikthehet liria.

Pra, sot bie 6 vjetori i rrëmbimit të jezuitit atё Paolo Dall'Oglio, rrëmbyer në Raqqa në Siri, më 29 korrik 2013. Për këtë rast, sot nё Romё, pranё shoqatës ‘Amici di Padre Paolo Dall'Oglio’ u mbajt para dite një konferencë mbi temën "Atё Dall'Oglio - Gjashtë vjet pas rrëmbimit", me motrat e të vëllain e tij Francesca, Immacolata e Giovanni, për të kujtuar dhe shqyrtuar historinë e tij. Në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News Italia, Francesca Dall'Oglio shpjegon arsyen e iniciativës:

Fakti që pikërisht sot bie përvjetori i gjashtë viteve që nga rrëmbimi i vëllait tim Paolo, na solli - dhe më solli mua - të mendojmё se ishte e drejtë të promovonim një ngjarje që mund të ishte nё një farë mënyre njё tërheqje dhe rritje e vëmendjes ndaj tij si person si edhe ndaj asaj që ndodhi gjashtë vjet më parë në Raqqa.

Si dëshiron t’ia kujtoni atë Paolon si një personi qё nuk e ka njohur?

Për mua, Paolo përfaqëson dikë që gjithmonë është përpjekur t’i japë kuptim jetës, të jetë i ndershëm, koherentë, i qëndrueshëm dhe të dëshmojë dashurinë për tjetrin, këdo që ai takonte gjatë jetës sё përditshme, duke ndërtuar pikërisht marrëdhëniet ndёrmjet myslimanëve, të krishterëve, por nё përgjithësi ndërmjet njerëzve mbi të gjitha ato vlera qё lidhin e bashkojnë njërin me tjetrin edhe në situatat më të vështira dhe konfliktuale.

Kohët e fundit, Papa Françesku i dërgoi një letër presidentit sirian Assad, duke kërkuar që të shpëtojë popullatën që ende vuan nga bombardimet në Idlib, duke kërkuar gjithashtu vëmendjen ndaj njerëzve tё zhdukur gjatë konfliktit siç e kujtoi kardinali Parolin. Si i pranuat këto fjalë të Papës?

E ndjeva këtë si një mesazh shumë të rëndësishëm, me vlerё të madhe. Ndihem, si motra e Paolo-t, disi si një motër që është afёr kësaj popullsie siriane qё vuan e në veçanti ndaj të gjitha familjeve, ndaj atyre që kanë të afërmit e tyre të zhdukur ose të arrestuar në Siri, pёr tё cilёt nuk kanё njoftime, lajme. Kjo është një tragjedi e vërtetë ndaj së cilës ёshtё mё rёndёsi tё ketё edhe njё vëmendje ndërkombëtare. Në këtë drejtim Papa Françesku dërgoi një mesazh të fortë; edhe fakti se mesazhi i Papёs u dërgua nga vetё Nunci Apostolik qё ёshtё në Siri, Kardinali Zenari dhe nga Kardinali Turkson.

29 korrik 2019, 19:13