Kërko

 Boris Johnson, lider i Partisë Konservatore Britanike Boris Johnson, lider i Partisë Konservatore Britanike 

Britania e Madhe: Johnson, nesër kryeministër

Boris Johnson e stërfitoi sfidën me Jeremy Hunt, me 90 mijë vota kundër 40 mijë. Nesër, hyrja në Downing Street si kryeministër.

R. SH. - Vatikan

Është Boris Johnson, lideri i ri i Tory. Paladin i Brexit, ish-ministër i jashtëm e ish-kryebashkiak i Londrës, e stërfitoi sfidën me kundërshtarin, Jeremy Hunt, lider aktual i Foreign Office. Nesër pasdite Johnson, 55 vjeç, do të  hyjë në Downing Steet si kryeminsitër, pas dorëheqjes së Theresa May, ndërsa  ndërmjet së enjtes e së premtes do të formojë edhe qeverinë e re. “Do të ketë edhe nga ata, që do t’i kundërvihen urtisë së vendimit tuaj”- u tha menjëherë, pas fjalimit të falënderimit, anëtarëve të partisë, që e zgjodhi.

Përparësia e tij: të vërë në jetë Brexit brenda 31 tetorit

 “Të vërë në jetë Brexit, të bashkojë vendin, të mundë Jeremy Corbyn” – këto, përparësitë, shprehur nga Johnson, që përsërit se dëshiron ta vërë në jetë Brexit më 31 tetorin e ardhshëm. Ndër të parët, që e uroi, ishte presidenti amerikan Donald Trump, i cili e quajti “kryeministri i madh”. “S’është për t’u çuditur, që fitoi ai, sepse përfaqëson figurën e Tories që është shumë më afër bazës” - komentoi për Radio Vatikan Italia, Antonio Villafranca, drejtor i zonës Evropa për Ispi (Instituti i studimeve politike  ndërkombëtare) - Johnson - shtoi - do të realizojë, çka nuk mundi të realizojë Theresa May, domethënë të bashkojë të gjithë konservatorët, posaçërisht lidhur me temën delikate të Brexit. Kjo zgjedhje do të ndikojë edhe mbi disa tema të nxehta, siç është ajo e Iranit dhe ngjarja e naftëmbajtëses britanike, sekuestruar nga iranianët. Pastaj, Brexit! Më 31 tetor, me a pa marrëveshje, Britania e Madhe do të jetë jashtë Bashkimit Evropian. “Do të përpiqet të bisedojë me BE-në - përfundon Villafranca -  përballë një fronti që deri tani ishte kompakt e i gatshëm vetëm për të  bërë ndonjë lëshim në marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Londrës e Brukselit, por jo për t’i rihapë 500 faqet e marrëveshjes, që duhen për ta disiplinuar divorcin”.

23 korrik 2019, 18:01