1Ama Autoritetei Mediave Audiovizie ShqiperiAEM.jpg

Autoriteti i Mediave Audiovizive nga Shqipëria për vizitë në Radio Vatikan

Takimi i delegacionit të Autoritetit të Mediave Audiovizive nga Shqipëria me redaksinë shqipe të RV, gjatë të cilit u fol për realitetin pluralist të mediave audiovizive publike dhe private në Shqipëri, për rolin e kontributin e tyre në shoqërinë e sotme shqiptare, përfshirë edhe mediat e komuniteteve fetare, të cilat, sipas AMA, janë një vlerë e shtuar në tregun e mediave.

R.SH. - Vatikan

Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA), të Shqipërisë me kryetarin Gentian Sala, zëvendëskryetarin Sami Nezaj, drejtorin e programeve Arben Muka dhe anëtarin e bordit Agron Gjekmarkaj  vizituan redaksinë shqipe të Radio Vatikanit.

Kujtojmë se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) është autoriteti rregullator në fushën e shërbimeve të transmetimeve audio e audiovizive dhe shërbimeve të tjera mbështetëse në territorin e Republikës së Shqipërisë, me statusin e personit juridik publik, të pavarur, privat. 

Gjatë takimit të përzemërt që delegacioni i Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) pati me redaksinë shqipe të RV, mes tjerash, u fol për funksionin dhe shërbimin e këtij institucioni në fushën e  mediave publike e private në Shqipëri. Gjithashtu u fol për realitetin që kanë sot mediat audiovizive në Shqipëri, për rolin dhe kontributin e tyre në shoqërinë e sotme shqiptare, përfshirë edhe mediat e komuniteteve fetare, të cilat, sipas AMA, janë një vlerë e shtuar në tregun e mediave. U fol  edhe për kodin e etikës së informacionit në media.

AMA si Rregullator ka për mision të sigurojë që të gjitha shërbimet audiovizve të përmbushin sa më mirë nevojat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar gjuhën dhe larminë e traditave, besimet fetare, kulturën dhe moralin e qytetarëve, mbështetur në vlerat demokratike të përcaktuara në kushtetutë, veçanërisht në lirinë e shprehjes dhe të medias. AMA në ushtrimin e funksioneve të veta kujdeset në mënyrë specifike për respektimin e të drejtave, interesave dhe kërkesave morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve.

Mbi këto e tjera, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News – Radio Vatikanit të dëgjojmë kryetarin i AMA, Gentian Sala, zëvendëskryetarin Sami Nezaj,  drejtorin e programeve Arben Muka, Arben Muka dhe anëtarin e borit Agron Gjekmarkaj....

në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News – RaNe mikrofnin e Radio Vatikanit të dëgjojmë, Gentian Sala, Sami Nezaj, Arben Muka, Arben Muka dhe Agron Gjekmarkaj
02 korrik 2019, 14:02