2019.06.11 convegno Madonna del buon consiglio 2019.06.11 convegno Madonna del buon consiglio 

Zoja e Këshillit të Mirë, urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë e Italisë

Zoja e Shkodrës sipas studiuesve e traditës. Më 11 qershor, në orën 15.30, në sallën Markoni të Radio Vatikanit, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit, Majlinda Dodaj, organizoi një konferencë “Zoja e Këshillit të Mirë, simbol marian ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë”.

R.SH. - Vatikan

Menjëherë pas shtegtimit të shqiptarëve në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Gjenancan, pranë Romës, që u mbajt të dielën e fundit të muajit maj, studiuesit e profileve të ndryshme u ftuan të reflektojnë mbi historinë, traditën dhe përshpirtërinë e Zojës së Shkodrës (Zojës së Këshillit të Mirë), sidomos për fuguren e Zojës Bekueme, që lidh pazgjidhshmërisht dy brigjet e Adriatikut. Vërtet, më 25 prill 1467, në prag të pushtimit turk të Shkodrës, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë, sipas traditës, u shkëput nga muret e Shenjtërores së Shkodrës dhe u ngrit fluturim për t’u ndalur më pas, në kuvendin e augustinianëve, në Gjenacan të Italisë.

Po si lindi ideja e organizimit të konferencës me temë “Zoja e Këshillit të Mirë, simbol marian ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë” dhe çfarë nënkuptohet me traditën rreth nderimit e përshpirtërisë ndaj Zojës së Shkodrës, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News  e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Dodaj....

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Dodaj

 

 

17 qershor 2019, 17:05