Kërko

në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News – Radio Vatikanit, ta dëgjojmë regjisorin kosovar Gjon Kolndrekaj në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News – Radio Vatikanit, ta dëgjojmë regjisorin kosovar Gjon Kolndrekaj 

Videokatekizmi, vepër që flet gjuhën e sotme, realizuar nga Gjon Kolndrekaj

Presidenti i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, Imzot Fisichella tha se “videokatekizmi është një projekt multimedial unik që na tregon se sa mjetet moderne të komunikimit janë në gjendje të propozojnë një vepër kaq komplekse siç është katekizmi. Regjisori Kolndrekaj: fjalë, imazhe, tinguj dhe ngjyra për të arritur në zemrën e burrave dhe grave të shoqërisë sonë bashkëkohore, në këtë kohë kaq të ethshme, kaotike dhe të hutuar. Ky është synimi.

R.SH. - Vatikan

Fjalë, imazhe, tinguj dhe ngjyra për të arritur në zemrën e burrave dhe grave të shoqërisë sonë bashkëkohore, në këtë kohë kaq të ethshme, kaotike dhe të hutuar. Ky është synimi i Videokatekizmit të Kishës Katolike, paraqitur dje në Filmotekën e Vatikanit, i cili u realizua nga regjisori shqiptar Gjon Kolndrekaj. 

Videokatekizmi: doktrina e krishterë nga letra në film dhe në sistemin dixhital

Një vepër origjinale, imponuese, në të cilën takohen dija e urtia e Etërve të Kishës dhe teknologjia më e avancuar me qëllim për ta bërë kuptueshme dhe për ta përhapur bukurinë e Fesë të krishterë. Pesë vjet punë, me xhirime e filmime në mbarë botën, 4000 lexues të shtatëdhjetë kombësive të ndryshme, janë vetëm disa nga të dhënat që na bëjnë të kuptojmë punën e madhe që solli në dritë një film 25-orësh, të ndarë në 46 kapituj prej rreth 30 minutash secili.

Katër janë pjesët nga të cilat përbëhet videokatekizmi: Rrëfimi i Fesë; Kremtimi i Misterit të Krishterë; Jeta në Krishtin; Lutja në Jetën e Krishterë. Gjithashtu është përpiluar versioni i Audio-Librit për njerëzit e verbër.

Videokatekizmi i Kishës Katolike, sipas Imzot Fisichella, "është përgjigja më e mirë dhe më e azhurnuar ndaj pyetjes se si mediat mund t'i shërbejnë ungjillëzimit të ri". Sepse "e kemi për detyrë të flasim gjuhën e atyre që na dëgjojnë - tha Paolo Ruffini, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Komunikim - dhe rrjedhimisht, gjuhën e kohës sonë. Një detyrim i rëndësishëm - vazhdon Ruffini – e një mision i vështirë që na sfidon".

Në prezantimin e djeshëm, eleganca e regjisorit kosovar Gjon Kolndrekaj, tashmë autor i njohur edhe i filmit dokumentar "Matteo Ricci. Një jezuit në mbretërinë e dragoit " e të shumë veprave tjera,  u shpreh në falënderimet e tij "për mbështetjen dhe durimin që patën "ata të cilën më shoqëruan në këtë ndërmarrje" aspak të lehtë, sepse - shpjegon Gjon Kolndrekaj – të rrëfesh historinë e Zotit me njerëzit nuk është aspak e lehtë,  ashtu siç na e paraqet përmbajtja e Katekizmit të Kishës katolike, posaçërisht nëse kjo histori e Zotit me njerëzimin paraqitet përmes gjuhës kinematografike, prandaj ne vetëm sa i jemi përafruar historisë sonë, kemi provuar sadopak të thellohemi në të, për të qenë në gjendje ta kuptojmë sa më mirë historinë, do të thotë dashurinë e pakufishme të Zotit me njerëzimin". Sipas regjisorit shqiptar, Katekizmi i Kishës katolike nuk u takon vetëm besimtarëve, po është një thesar i çmuar për mbarë njerëzimin. Të marrim si shembull Dhjetë Urdhërimet e Tënzot e të përshkojmë vlerën që kanë për njerëzit e të gjitha kombeve e feve nga hebraizmit e deri te krishterimi etj”.

Nga ndërhyrjet e ndryshme, gjatë prezantimit të Videokatekizmit, moderuar nga drejtori editorial i Departamentit të Selisë së Shenjtë për Komunikim, Andrea Tornielli, përmendim atë të Kryetarit të Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, imzot  Rino Fisichella dhe atë të Drejtorit të Shtëpisë Botuese e Librarisë së Vatikanit, Fra Giulio Cesareo.

Struktura e katekizmit, një video-veprën e Gjon Kolndrekajt, vjen nga përvoja e katekumenatit të Kishës së shekujve të parë, e merr elementet themelore që e ndihmojnë njeriun të njihet me përmbajtjen e mësimit të krishterë e edhe të bëhet i krishterë, e këto elemente janë: feja, urdhërimet e Tënzot, lutja Ati Ynë, Besojma, Sakramentet e tj.

“Edhe në Romë, ashtu si kudo në botë, janë shumë njerëzit që ende nuk e kanë takuar Zotin Jezus: atyre – thotë regjisori Kolndrekaj – u drejtohet video-katekizmi i Kishës katolike që kam realizuar. Për të gjithë këtë – pohon Gjon Kolndrekaj - është i nevojshëm një edukim i brendësisë së shpirtit”. Pra, Videokatekizmi është një vepër multimediale televizive, realizuar në pesë-gjashte vjet punë për të realizuar 25 orë filmimi ndarë në 46 episode, me 800 orë xhirime, në 16.000 vende (location) në 70 vende të botës, me pjesëmarrjen e 60,000 njerëzve, 3.000 lexuesve të 200 profesioneve të ndryshme në 37 gjuhë të ndryshme të botës. Po më tepër, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News – Radio Vatikanit, ta dëgjojmë regjisorin kosovar Gjon Kolndrekaj...

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit, ta dëgjojmë regjisorin kosovar Gjon Kolndrekaj.
25 qershor 2019, 17:22