Kërko

Vetrate della Chiesa Vetrate della Chiesa 

Shenjtorët e javës 16 – 23 qershor

Festa e Trinisë Shenjte na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njësinë dhe e Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostini.

R.SH. - Vatikan

E diel 16 maj qershor, Kisha katolike  kremton festën e Trinisë Shenjte. Gjithnjë më 16 qershor, kalendari përkujton shenjtorët Kuirikun e Juditën, shën Aurelianin. Festa e Trinisë Shenjte na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njësinë dhe e Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostini. Të kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për besimtarin domethënë t’i përgjigjesh dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër, por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit, shfaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike.

Të hënën më 17 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Biaxho dhe Diogjeni, të dy martirë.

Të martën më 18 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Marku e Marçeliani, martirë romakë, shën Gregorin Barbarigo, shën Marinën, të Lumen Ozana Andreasi.

Nga kjo e kremte e madhe e Korpit dhe Gjakut të Krishtit, mësojmë se Eukaristia Shenjte,  ndërsa na bashkon me Korpin e Gjakun e  Krishtit, na i hap zemrat për të pranuar edhe të tjerët, deri në atë pikë, sa të mos jemi më të ndarë, por një gjë e vetme në Të. Kush e pranon Jezu Krishtin në Hosten Shenjte, e pranon në vëllain, që vuan, që ka uri, etje, që është i huaj, i zhveshur, i sëmurë, i burgosur; e është i vëmendshëm ndaj çdo njeriu, që impenjohet, në mënyrë konkrete, për të gjithë nevojtarët. Nga dhurata e dashurisë së Krishtit, buron përgjegjësia jonë e posaçme e krishterë për ndërtimin e një shoqërie solidare, të drejtë, vëllazërore.

Të mërkurën, më 19 qershor,  kalendari kishtar përkujton shenjtorët Romualdi, Xhervazio e Protazio, shën Xhuliana Falkonieri.

Të enjten, më 20 qershor, Kisha katolike kremton festën e Korpit dhe Gjakut të Krishtit. Ky solemnitet kremtohen në Vatikan, ndërsa në Kishat katolike në botë, për t’ua mundësuar pjesëmarrjen sa më të madhe besimtarëve, do të kremtohet të dielën e ardhshme. Gjithnjë më 20 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Silverin, papë e martir e shën Gobanon.

Të premten më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Luigjin Gonzaga, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike.

Të shtunën më 22 qershor, kalendari kishtar shën Paolinin, ipeshkëv i Nolës; shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e shën Tomas More, martirë anglezë; shën Flavio Klementin, konsull romak, martir dhe të Lumin Inoçencin V, papë.

Të dielën e ardhshme më 23 qershor,  Kisha katolike do të kremtojë  të Dielën e 12-të gjatë vitit liturgjik, ndërsa Kishat katolike në botë e në trevat shqiptare, që për arsye baritore nuk e kanë kremtuar, të enjten më 20 qershor, solemnitetit të Korpit e Gjakut të Krishtit, e kremtojnë këtë të diele. Gjithnjë më 23 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Zakarinë e Shën Elizabetën, prindërit e Shën Gjon Pagëzuesit dhe Shën Jozefin Kafasi, meshtar torinez. 

Nga kjo e kremte e madhe e Korpit dhe Gjakut të Krishtit, mësojmë se Eukaristia Shenjte,  ndërsa na bashkon me Korpin e Gjakun e  Krishtit, na i hap zemrat për të pranuar edhe të tjerët, deri në atë pikë, sa të mos jemi më të ndarë, por një gjë e vetme në Të. Kush e pranon Jezu Krishtin në Hosten Shenjte, e pranon në vëllain, që vuan, që ka uri, etje, që është i huaj, i zhveshur, i sëmurë, i burgosur; e është i vëmendshëm ndaj çdo njeriu, që impenjohet, në mënyrë konkrete, për të gjithë nevojtarët. Nga dhurata e dashurisë së Krishtit, buron përgjegjësia jonë e posaçme e krishterë për ndërtimin e një shoqërie solidare, të drejtë, vëllazërore.

16 qershor 2019, 09:13