Kërko

Tutti i Santi Tutti i Santi 

Shenjtorët e javës 30 qershor - 7 korrik

më 30 qershor, kalendari përkujton martirët të parë të Kishës romake, festa e të cilëve na kujton thirrjen: “Bekuar qofsh, o Zot, Hyj besnik! Ti nuk i harron kurrë ata që dhurojnë gjakun për dashurinë tënde!”.

R.SH. - Vatikan

E diel më 30 qershor, Kisha katolike kremton të dielën 13-të gjatë vitit kishtarGjithnjë më 30 qershor, kalendari përkujton martirët të parë të Kishës romake, festa e të cilëve na kujton thirrjen: “Bekuar qofsh, o Zot, Hyj besnik! Ti nuk i harron kurrë ata që dhurojnë gjakun për dashurinë tënde!”.

Të hënën më 1 korrik, kalendari përkujton shën Julin e shën Aronin e Shën EsterinKëta dy shenjtorë i njohim përmes Besëlidhjes së Vjetër të Biblës. Shën Aroni është një nga figurat qendrore të pesë librave të parë të Biblës, që njihen me titullin e vetëm: Pentateuku. Bibla, kujtojmë, është edhe i vetmi burim biografik për këtë shenjt.

Të martën më 2 korrik, kalendari shën Bernardinin e shenjtorët martirë Procesi, Martiniani e Eutiki, dishepuj të Jezu Krishtit.  Liturgjia e ditës na kujton se këta qenë gati të paguanin çdo lloj çmimi e të hiqnin dorë nga çdo kërkesë e çdo vlerë, për të mos u ndarë kurrë nga Zoti, të cilin e dëshmuan duke derdhur gjakun për dashuri të Tij.
 
Të mërkurën më 3 korrik, kalendarit përkujton shën Tomën Apostull, të cilit iu dhurua falas feja nga Krishti i Gjallë, që fitoi kështu mbi të gjitha dyshimet e mosbesimet e nxënësit të vet. Me shën Tomën apostull e si ai, jemi të ftuar edhe ne të shpallim: “Zoti im e Hyji im!” me bindjen se kush beson në Zotin, do të shohë shëlbimin e tij. Këtë ditë bie edhe përkujtimi i shën Leonit papë.
 
Të enjten më 4, kalendari kishtar përkujton Shën Elizabetën (Izabelën) së Portugalisë. Liturgjia e ditës na kujton se forca e së keqes, edhe kur shfaqet në formën e saj më të tmerrshme e më tronditëse, nuk mund t’i bëjë kurrë ballë pranisë së Zotit, i cili ia vë veshin britmës së njeriut të shtypur padrejtësisht, që e ngre zërin aq, sa të dëgjohet deri te froni i Hyjit. 

Të premten më 5 korrik, kalendari përkujton shën Ndoun Maria Zakaria. Shenjti është themelues i Barnabitëve dhe i Motrave Engjëllore të Shën Palit. Shën Anton Maria Zakariae na kujton një të vërtetë të madhe feje: “Edhe në se njerëzimi do të arrijë t’i zhdukë të gjitha sëmundjet fizike e të zgjidhë shumë nga problemet që e trondisin, nuk do të mundet kurrë ta çlirojë njeriun nga sëmundja më e rëndë, mëkati. Këtë mund ta bëjë vetëm ndërhyrja e Zotit! Po kujtojmë se këtë ditë Bijtë e Bijat e Shën Ndout Maria Zakarisë, pra Barnabitët e Motrat Engjëllore, që prej vitesh me mision në Shqipëri e Kosovë, do ta kremtojnë festën e Themeluesit të tyre.

Të shtunën më 6 korrik, bie përkujtimi liturgjik i shën Maria Goretit, virgjër e martire, i Papëve të shenjtë të Romës që pushojnë në paqe në Bazilikën e Vatikanit dhe i së shën Marisë Tereza Ledohovska, themeluese e Motrave misionare të shën Pjetrit Klaver. Ungjilli i ditës na çon në skenën e ballafaqimit të Krishtit me farisenjtë. Ata e qortojnë, sepse rri me mëkatarë. Ndërsa Zoti u kujton se janë në mënyrë shkandulluese larg nga mëshira hyjnore. 

Të dielën e ardhshme më 7 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 7 korrik, kalendari kishtar përkujton shën më 7 korrik do të përkujtohet shën Asti ipeshkëv i Durrësit dhe shën Benedikti XI, papë. Liturgjia e ditës na kujton se kur pajtohemi me një mënyrë jetese që nuk përkon me Ungjillin, do të thotë se më kot e pimë verën e tij të re; ajo nuk ka kurrfarë efekti mbi ne, sepse nuk e kemi kuptuar akoma revolucionin e vërtetë të krishterë.

29 qershor 2019, 16:21