Kërko

 Shën Efremi Shën Efremi 

Më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Efremin

Njeri tejet i thjeshtë, Efremi mbeti deri në vdekje diakon. E thelloi reflektimin teologjik përmes poezisë e mund të themi se tipari kryesor i veprës së tij është takimi i teologjisë me poezinë. Teologjia, reflektimi fetar, poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore.

R.SH. - Vatikan

Më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Efremin, diakon e doktor të Kishës.

Efremi, lindi në vitin 306 e vdiq nga murtaja në vitin 373, që iu ngjit në sa u shërbente të sëmurëve, veprimtaria e tij u shqua në shërbim të të gjithëve aq, sa që bashkëkohasit e kujtojnë me epitetin ‘shërbyesi’. Efremi i përkiste kategorisë së njerëzve që ia kushtojnë krejt jetën Jezu Krishtit Zot në shërbim të bashkësisë kishtare, duke i jetuar besnikërisht kushtet e virgjërisë e të varfërisë.

Njeri tejet i thjeshtë, Efremi mbeti deri në vdekje diakon. Ai e thelloi reflektimin teologjik përmes poezisë e mund të themi se tipari kryesor i veprës së tij është takimi i teologjisë me poezinë.  Teologjia, reflektimi fetar, poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore.

Shën Efremi, Sirian, lindi në Nisibi, (Mesopotami) në vitin 306, ndërsa vdiq në qytetin Edesa ne vitin 373, Siri (sot Turqi) më 9 qershor të vitit 373. Ishte shumë i ri, vetëm 7 vjeçar kur Konstantini e shpalli ediktin e Milanos. Mirëpo, Efremi nuk e pati mundësinë ta gëzonte lirinë e kultit fetar në familje, sepse babai i tij, prift pagan nuk ishte i mendimit e nuk i pëlqente formimi i krishterë, të cilin formim të birit ia mësonte nëna e përshpirtshme. Për këtë Efremi qe dëbuar nga i ati prej shtëpie. 18 vjeçar e mori pagëzimin dhe jetoi në Edesa, duke punuar si shërbëtor në një banjo publike.

Në vitin 338 Nisibi qe sulmuar prej Persianëve dhe Efremi luftoi në mbrojtje të tij. Kur Nisibi ra nën pushtimin persian, Efremi, i bërë diakon, në vitin 365 u vendos në Edesa, ku drejtoi një shkollë.

Shën Efremi, njohës i thellë i Shkrimeve biblike, ishte përçues (transmetues) i mirëfilltë i doktrinës së Kishës së krishterë të vjetër . Njihet si përhapësi i të vërtetave të krishtera, kryesisht përmes poezisë, për çka edhe u quajt “harpa e Shpirtit Shenjtë”. Vdiq më 9 qershor të vitit 373 në Edesa. Tradita kishtare e kujtoi se njeri të përshpirtshëm, teolog të shquar e murg shembullor e të prerë.

09 qershor 2019, 09:51