Cerca

Vatican News
Candelora, la festa della Presentazione al Tempio di Gesù  Candelora, la festa della Presentazione al Tempio di Gesù  

Më 10 qershor kalendari kishtar përkujton të Lumin Gjon Dominiçi

Ende i ri, Gjoni u emërua ambasador i zotërinjve fiorentinë. Më pas u emërua dhe shugurua ipeshkëv i Raguzës, pastaj u krijua kardinal e shpesh herë qe delegat papnor. Gregori XII e ngarkoi ta përfaqësonte në Koncilin Kishtar në Konstancë. Ndërroi jetë më 10 qershor të vitit 1418.

R.SH. - Vatikan

Më 10 qershor kalendari kishtar përkujton të Lumin Gjon Dominiçi, domenikan.

Gjon Dominiçi është njëri ndër rregulltarët më të shquarit e Urdhrit të Domenikanëve. I madh për doktrinën e shenjtërisë, hartoi (shestoi) dhe aktualizoji reformën e kuvendeve rregulltare e të manastireve. Me veprën e tij e me autoritetin që gëzonte ndihmoi në ribashkimin e skizmës së Kishës në Koncilin e Konstancës.

Gjon Dominiçi qe mësues i të Lumit Angjeliko dhe të shëna Ndout të Firences. Lindi nga fundi i vitit 1355 nga Paola Zorzi, një fisnike veneciane, që mbet e vejë në moshën 20 vjeçare, pak para lindjes së djalit. Në moshën 17 vjeçare Gjoni hyri në kuvendin e rregulltarëve dominikan të Santa Maria Novella në Firence, ndonëse belbëzonte, gjë që mund ta pengonte seriozisht në rrugën e formimit të tij meshtarak, duke pasur parasysh se etërit dominikanë janë të njohur posaçërisht si predikatarë të Fjalës së Zotit. Po Gjoni u shërua mrekullisht me ndërmjetësimin e shën Katerinës.

Ende i ri, Gjoni u emërua ambasador i zotërinjve fiorentinë. Më pas u emërua dhe shugurua ipeshkëv i Raguzës, pastaj u krijua kardinal e shpesh herë qe delegat papnor. Gregori XII e ngarkoi ta përfaqësonte në Koncilin Kishtar në Konstancë. Ndërroi jetë më 10 qershor të vitit 1418 në Budapest, ku e kishte dërguar Papa Martini V për të kërkuar rrugën e pajtimit me husitët.

10 qershor 2019, 07:11