SERBIA RUSSIA DIPLOMACY SERBIA RUSSIA DIPLOMACY 

Kosovë: Vuçiq takohet me patriarkun dhe peshkopët e Kishës ortodokse

Konfrontimi mbi dosjen e vështirë të Kosovës. Irinej, 'beteja heroike’ e presidentit. Çështja e Kosovës dhe perspektivat për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishin në qendër të një takimi që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pati dje në Beograd me Patriarkun Irinej dhe peshkopët anëtarë të Asamblesë së Kishës Ortodokse Serbe.

R.SH. - Vatikan

Çështja e Kosovës dhe perspektivat për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishin në qendër të një takimi që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pati dje në Beograd me Patriarkun Irinej dhe peshkopët anëtarë të Asamblesë së Kishës Ortodokse Serbe, njofton agjencia e lajmeve ANSAmed .

Në përfundim të takimit - në të cilën gjithashtu mori pjesë kreu serbo-boshnjak Milorad Dodik, presidenti aktual i turnit të presidencës trepalëshe të Bosnjës - patriarku vlerësoi përpjekjet e Vuçiqit dhe 'betejën heroike' në kërkimin  e një zgjidhjeje të mundshme.

"I lutem Hyji t'i japë forcën dhe urtinë e nevojshme" për t’u përball me një situatë jashtëzakonisht të vështirë – pohoi Irinej. Vuçiç nga ana e tij tha se foli me peshkopët në mënyrë të hapur dhe të sinqertë për të gjitha pikat vendimtare që ka dosja e Kosovës, një çështje mbi të cilën shpesh janë regjistruar pikëpamje të ndryshme ndërmjet pushtetit politik dhe krerëve të Kishës ortodokse, zakonisht në pozicione shumë më të ngurta (ashpra) dhe ekstremiste në mbrojtje të interesave të Serbisë dhe të popullsisë serbe në Kosovë, ku janë shumë manastire të rëndësishme të traditës ortodokse serbe.

Vuçiç tha se është përgjigjur në pyetjet që iu drejtuan dhe pati përshtypjen e një mirëkuptimi të ndërsjellët. "Është e rëndësishme që t’i kuptojmë dallimet tona dhe të respektojmë njëri-tjetrin në mënyrë të anasjelltë", tha presidenti.

14 maj 2019, 16:47