Cerca

Vatican News
POSTA E MAQEDONISË  VERIUT, EMETOI PULLËN  POSTARE ME TITULLË, ,,VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,, POSTA E MAQEDONISË VERIUT, EMETOI PULLËN POSTARE ME TITULLË, ,,VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,, 

Vizita Papës në Shkup u përkujtua me një pullë postare nga posta

POSTA E MAQEDONISË VERIUT, EMETOI PULLËN POSTARE ME TITULLË, ,,VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,,. Posta e Maqedonisë së Veriut shënoi ngjarjen e madhe historike me një pullë postare kushtuar Papa Françeskut, këtij misionari të dashurisë dhe paqes midis popujve dhe kombeve në gjithë botën.

R.SH. - Vatikan

Shteti dhe Posta e Maqedonisë së Veriut, vizitën historike të Papës Françesku në Shkup, me 7 maj 2019,  e përkujtuan edhe me një pullë postare kushtuar vizitës së parë të një Pape në këtë vend. Lidhur me këtë pullë postare, në mail-in eredaksisë shqipe morëm një shkrim nga Hysen S. Dizdari, të cilin e falënderojmë e shkrimin e tij po e botojmë më poshtë..

NGA  HYSEN S.DIZDARI,  anëtar i shoqatës botërore të Gazetarëve në Filateli /AIJP.Org/

POSTA E MAQEDONISË  VERIUT, EMETON PULLËN  POSTARE ME TITULLË, ,,VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,,

Një nga lajmet më të mira që ka sot Filatelia e Ballkanit, ajo Europiane dhe botërore është se Posta e Republikës të Maqedonisë Veriut me datën 07.05.2019 , ka emetuar një emision të posaçëm me pulla postare me titull:

VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,,

Ky emision me pulla postare, përbëhet nga një pullë postare, dhe FDC, që paraqet  në anën e majtë , portretin e Papa Françeskun duke përshëndetur me dorë të pranishmit ,kurse në anën e djathtë ka të shkruar në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip me germa shtypi ,,,VIZITA E PARË E PAPËS,,

Kryetari i kuvendit Maqedonisë Veriut Z. Telat Xhaferi me këtë rast theksoi.

Ne, edhe pse të vegjël me territor dhe me numër të banorëve, kemi çka të ofrojmë në ndërtimin e një bote më të bukur për të gjithë. Shembull ekskluziv për këtë është e jona Ganxhe Bojaxhiu, shenjtorja Nënë Tereza e cila në mënyrë  të palodhshme e dha veten dhe gjithë qenien e vetë që t’i ngushëllojë të varfrit, të pamundurit, të sëmurët.”1

Drejtori i Postave të Maqedonisë Veriut , Z. Ejup Rustemi, me këtë rast theksoi:

Pullat postare e vendosin vulën e tyre në shumë ngjarje të personaliteteve të shquara, pikërisht për shkak të këtyre rasteve shpresoj se pulla postare e cila i është kushtuar vizitës së parë të papa Françeskut në vendin tonë do ta marrë vendin e vet të merituar në filatelinë si dhe në zemrat e njerëzve pa dallim prej ku vijnë dhe cilit komunitet fetar i takojnë”.2

Pullat postare e vendosin vulën e tyre në shumë ngjarje me rëndësi historike ,pikërisht edhe kjo pullë do hynë në historinë e filatelisë Europiane e Botërore duke vulosur në histori e filatelisë botërore këtë ngjarje të madhe historike për të gjithë njerizimin. Kjo pullë postare e cila i është kushtuar vizitës së parë të Papa Françeskut  në Maqedoninë e Veriut do ta zënë vendin e vet të merituar në historinë e filatelisë Europiane e botërore si dhe në zemrat e njerëzve të gjithë botës. Pulla postare  kanë  edhe një mision të madh historik sepse dërgojnë mesazhin e dashurisë dhe paqes midis popujve, kombeve, shteteve dhe të gjithë njerizimit pa dallime kombëtare dhe fetare

Në mënyrë të veçantë  i shpreh mirënjohjen time, shtetit dhe  Postës së Maqedonisë së Veriut, për shënim e kësaj ngjarje të madhe historike me një pullë postare kushtuar Papa Françeskut, këtij misionari të dashurisë dhe paqes midis popujve dhe kombeve në gjithë botën.

Burimi – 1,2.Zhurnal.mk,Medial.mk. datë, 06. 05 .2019

Tiranë, Shqipëri me,08.05.2019

                                                              *****

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË PROMOVIMIN E PULLËS POSTARE "VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT“ 

I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
I nderuar nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 
Të nderuar kolegë deputetë, i nderuar drejtor Rustemi, 
I nderuar Peshkop i Shkupit dhe Ekzark Apostolik në Maqedoni, 
Monsinjor d-r Kiro Stojanov,
Shkëlqesi, 
Zonja dhe zotëri,

Kam nderin që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t'ju përshëndes në këtë eveniment solemn, në të cilin Posta e Maqedonisë e promovon pullën postare "Vizita e parë e Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut". 

Siç e keni të njohur, nesër te ne vjen në vizitë Papa, kreu i kishës rimo-katolike në kuadër të Turnesë së tij Ballkanike dhe ky promocion është me të vërtetë mënyrë e shkëlqyer që të shënohet ky eveniment historik. Papa Francisk është i njohur me modestinë dhe pamjen e tij të gjerë, apelon për barazi, është kundërshtar i dhunës dhe është progresiv në qëndrimet e veta dhe e mbështet evolucionin, pikërisht për këtë është gjerë i pranuar nga të rinjtë anembanë botës dhe për ne është nder i madh që nesër do të jemi mikpritësit e kësaj vizite.

Edhe pse Republika e Maqedonisë Veriore bashkësia rimo-katolike është më e vogël në raport me bashkësitë tjera fetare, sërish është i pakontestueshëm kontributi i saj i çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës në vendin tonë, diçka që nuk është aspak lehtë megjithatë, siç thotë edhe Papa në video mesazhin e tij drejtuar Republikës së Maqedonisë së Veriut, "vlen të investohet në këtë përpjekje, për arsye se bukuria e veçantë e vendit tonë ka të bëjë pikërisht me kulturat, bashkësitë dhe religjionet e ndryshme që jetojnë në të, për arsye se mozaikët më të bukur janë ato që kanë shumë ngjyra." 

Ne, edhe pse të vegjël me territor dhe me numër të banorëve, kemi çka të ofrojmë në ndërtimin e një bote më të bukur për të gjithë. Shembull ekskluziv për këtë është e jona Gonxhe Bojaxhiu, shenjtorja Nënë Terezë e cila në mënyrë të palodhshme e dhe veten dhe gjithë qenien e vetë që ti ngushëllojë të varfrit, të pamundurit, të sëmurët.

Zonja dhe zotëri, 

Vizita e Papës Francisk le të jetë inkurajim për të gjithë ne të jemi njerëz më të mirë, më tolerant ndaj të ndryshmëve prej nesh, përfaqësues të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar të popullit të cilët do të jenë të përkushtuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për gjeneratat e ardhshme. 

Edhe njëherë, e përuroj për këtë gjest Postën e Maqedonisë dhe u uroj punë të suksesshme më tutje.

Shkup, e hënë, 6 maj 2019

15 maj 2019, 16:43